LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu kundër dukurive që e dëmtojnë imazhin e sportit kosovar

Sejdiu kundër dukurive që e dëmtojnë imazhin e sportit kosovar

Në ditën e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti një delegacion të përbërë nga Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) të Kosovës, Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, nga Federata e Boksit e Kosovës, Muharrem Sahiti, këshilltar për sport i ministrit të MKRS, si dhe sportistët e mirënjohur Ferid Zekolli e Aziz Salihu.

Presidenti Sejdiu i falënderoi drejtuesit e institucioneve të sportit dhe sportistët e njohur për angazhimin e gjithëmbarshëm për zhvillimin e sportit dhe të frymës së olimpizmit në vend.

Ai gjithashtu u premtoi atyre përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve sidomos në përpjekjet për ndërkombëtarizimin e mëtejmë të sportit kosovar.

Po kështu, presidenti Sejdiu u angazhua për mbarëvajtje të garave sportive në Republikën e Kosovës, si dhe kërkoi eliminimin e të gjitha dukurive negative që e dëmtojnë imazhin e sportit kosovar. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Besiktas lëshon deklaratë për gjendjen e Milot Rashicës pasi doli i dëmtuar në ndeshjen e Kosovës

Besiktas lëshon deklaratë për gjendjen e Milot Rashicës pasi doli i dëmtuar në ndeshjen e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova dhe Shqipëria tanimë i dinë vazot për Kualifikimet e Botërorit, dy Kombëtaret mund të jenë në të njëjtin grup

Kosova dhe Shqipëria tanimë i dinë vazot për Kualifikimet e Botërorit, dy Kombëtaret mund të jenë në të njëjtin grup

Ndërkombëtare
Dalin raportime shqetësuese se Mbappe ka probleme me shëndetin mendor dhe konsumon alkool

Dalin raportime shqetësuese se Mbappe ka probleme me shëndetin mendor dhe konsumon alkool

La Liga
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Historia pas Mikel Artetës dhe Spanjës - pse ai kurrë nuk ka luajtur për ekipin kombëtar

Historia pas Mikel Artetës dhe Spanjës - pse ai kurrë nuk ka luajtur për ekipin kombëtar

Përfaqësueset
Mediumi i njohur anglez e quan ditë të zezë për Anglinë emërimin e Thomas Tuchel në krye të ‘Tre Luanëve’

Mediumi i njohur anglez e quan ditë të zezë për Anglinë emërimin e Thomas Tuchel në krye të ‘Tre Luanëve’

Përfaqësueset
Kalo në kategori