LAJMI I FUNDIT:

“See You Again” nga Wiz Khalifa për Paul Walkerin thyen rekordin e “Gangnam Style” (Video)

“See You Again” nga Wiz Khalifa për Paul Walkerin thyen rekordin e “Gangnam Style” (Video)

Superhiti Gangnam Style i këngëtarit koreanojugor Psy ka qenë videoja më e parë në Youtube për 5 vitet e fundit.

Madje asaj i njihet merita se detyroi kompaninë që të rishkruante kodet e saj, pasi faqja nuk numëronte dot më shikimet, sepse nuk ishte parashikuar kurrë që një video të ndiqej kaq shumë.

Por rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Gangnam Style, pavarësisht thuajse 2,895,000,000 shikimeve e humbi kurorën e Youtube ndaj një tjetër video të një këngë tej mase popullore.


Bëhet fjalë për kolonën zanore të filmit Fast and Furious 7 “See you again” të realizuar nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth’s që tashmë ka kaluar 2,985,000,000 shikime.

Kënga e tyre sigurisht që bëri bujë edhe për faktin se është një tribut për aktorin e ndjerë Paul Walker që humbi jetën para përfundimit të xhirimeve të filmit. nëse një person i vetëm do të shihte videon e këngës “See You Again” aq herë sa është parë në Youtube, do t’i duheshin 22.000 vjet. Por mbretërimi i videos më të parë në Youtube mbase do të jetë jetëshkurtër, pasi një tjetër hit po përparon me shpejtësi.

Superhiti i verës “Despacito” nga Luis Fonsi ka arritur 2,5 miliardë shikime dhe nuk po ngadalëson aspak. Pavarësisht se kujt i shkon titulli, lajmi më i mirë shkon për kompaninë Universal Music, e zotëron të treja këto këngë. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori