LAJMI I FUNDIT:

Seancë konstituive jo më vonë se 31 dhjetor, formimi i Qeverisë deri në shkurt

Seancë konstituive jo më vonë se 31 dhjetor, formimi i Qeverisë deri në shkurt

Sipas afateve zgjedhore jo më vonë se 31 dhjetor duhet të mbahet seancë konstituive për të votuar përbërja e re e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 9 janar, Kryetari Ivanov duhet që të japë mandatin për të formuar qeveri partisë (mandatarit ), e cila k afitur shumicën e votave.

Pasi që mandatari të propozojë përbërjen e qeverisë së re ,me 16 shkurt në Kuvend duhet të votohet qeveria e re, e cila duhet votuar nga shumica e deputetëve të pranishëm.


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje shpalli rezultatet paraprake në Tearcë, dhe deri sonte në ora 19, duhet të shpallë rezultatet zyrtare.

Palët kanë të drejtë të ankohen në KSHZ në afat prej 48 orësh pas votimit, ose shpalljen e rezultateve paraprake. KSHZ është e obliguar për të vendosur mbi kundërshtimet brenda 48 orëve pas pranimit.

Partitë kundër vendimit të KSHZ-së mund të paraqesë një ankesë në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi. Gjykata Administrative, pas ankesave duhet të merr një vendim brenda 48 orëve nga marrja. /Telegrafi/