LAJMI I FUNDIT:

Seanca e Kuvendit rifillon në 15:30

Seanca e Kuvendit rifillon në 15:30

Seanca e Kuvendit të Kosovës pritet të rifillojë në ora 15:30, pas ndërprerjes me qëllim të harmonizimit të deklaratës, me të cilën kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar nga të gjitha partitë arritjen e konsensusit në mënyrë që deklarata të votohet në Kuvend.


Ndryshe, partitë në koalicion e kanë mbështetur deklaratën me të cilët kërkohet liberalizimi i vizave për Kosovën, por opozita e ka kundërshtuar, duke mos u pajtuar me përmbajtjen e saj. /Telegrafi/