LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti hapen qendra lokale për furnizim me ushqim për qytetarë në nevojë

Së shpejti hapen qendra lokale për furnizim me ushqim për qytetarë në nevojë

Drejtori gjeneral i kompanisë gjermane për Evropën Juglindore “ESC International GmbH”, Shkëlzim Murtezi ka bërë të ditur se është gati implementimi i projektit për krijimin e qendrave lokale, ku qytetarët në kushte jo të mira ekonomike do të furnizohen me mallra ushqimore dhe gjëra të ndryshme për fëmijë.

Ai ka bërë të ditur për KosovaLive se qëllimi i krijimit të qendrave lokale është që të mbështesë qytetarët në sigurimin e kushteve elementare jetësore dhe përmirësimin e mirëqenies sociale në Kosovës, sipas sistemit gjerman të organizatës “DIE TAFEL”.

“Në këtë rast ndërmarrjet (prodhuesit dhe marketet, dyqanet tjera, furrat e bukës etj.) do të ndajnë çdo muaj mallra për këto qendra, qoftë mallra para skadimit të afatit dhe të rregullta, ndërsa komunat do të sigurojnë hapësirat dhe buxhetin. Ndërsa, në partneritet me organizata humanitare, siç është ‘Kryqi i Kuq’, etj, do të bëhet menaxhimi i këtyre qendrave, ndërsa do bëhet edhe një fushatë masive, ku qytetarët mund të dorëzojnë mallra në këto qendra, apo në hapësirat që do të vendosen në markete të ndryshme”, ka shpjeguar Murtezi.


Ai ka shpjeguar se kjo po bëhet duke marrë parasysh faktin se në Kosovë rreth 45% e popullsisë është e varfër me një pjesë tjetër prej 18% të rrezikuar nga varfëria. Mirëpo, sipas të dhënave zyrtare në Kosovë janë rreth 29 mijë familje me afro 120 mijë anëtarë të cilët janë të përfshirë në asistencë sociale. Varësisht nga numri i anëtarëve të familjes dhe kushteve ekonomike të tyre shuma e mjeteve që këto familje marrin është prej 40-120 euro në muaj.

Sipas tij, një strukturë e tillë ekziston edhe në Gjermani që nga viti 1983, ndërsa tani me mbështetjen e tyre dhe të ODME-së, do të krijohen këto struktura edhe në Kosovë për të krijuar kushte të mirëqenies sociale, duke ua siguruar njëherë e përgjithmonë qytetarëve qendra ku mund të marrin mallra ushqimore.

“Pra askush nuk do të mbetet kurrë më pa bukë!”, ka thënë Murtezi, shkruan Kosovalive.

Ai ka shpjeguar se financimin deri në fillimin e realizimit të kësaj strukture do ta sponsorizojë kompania gjermane “ESC International GmbH”, e cila ka përfaqësinë e sajë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori