LAJMI I FUNDIT:

SBASHK-u nuk tërhiqen nga kërkesat, paralajmëron veprime sindikale

SBASHK-u nuk tërhiqen nga kërkesat, paralajmëron veprime sindikale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2015/2016 u është drejtuar me anë të një komunikate mësimdhënësve, duke i rikujtuar se mbetet i përkushtuar për realizimin e kërkesave të tyre “të drejta e që lidhen me Ligjet mbi arsimin, mbi punën , pensionet dhe kërkesat nga Kontrata Kolektive”.

Kjo sindikatë e porosit Qeverinë se “nëse edhe fundi i janarit na gjen në pozitë të njëjtë dhe me të njëjtat shqetësime”, do të detyrohet të ndërmarrë veprime sindikale, përkundër përkushtimit që çështjet t’i zgjidhë me dialog.

“SBASHK-u duke shprehur vullnetin tuaj edhe në muajin janar do t’i përkushtohet dialogut me institucionet përkatëse në nivel qendror e lokal me qëllim që bashkërisht t’i tejkalojmë ngecjet. Edhe një herë i bëjmë ftesë publike ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, që të gjejë kohë për takim me SBASHK-un për t’i sqaruar çështjet pse nuk po zbatohet ligji për pensionet kontributdhënëse , konkretisht neni 8, pika 6 për punëtorët e arsimit.


SBASHK-u edhe një herë kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të miratojë në Qeveri dhe të procedojë në Kuvend Ligjin për punëtorët shqiptarë të arsimit p ër vitet 90-99, pas ky dokument si projektligj ka arritur tani e tre muaj në Qeveri. Apelojmë edhe të ministri i Financave, z. Avdulla Hoti që me kohë të veprojë në listat e pagave për ngritjen e viteve të përvojës së punës edhe për një vit në mënyrë që të punësuarit në arsim me pagat e muajit janar të gëzojnë shtesën për një vit përvoje më shumë karshi pagave të muajit dhjetor 2015.

SBASHK-u si gjithmonë edhe tani e tutje zgjedh rrugën e dialogut, por nëse edhe fundi i janarit na gjen në pozitë të njëjtë dhe me të njëjtat shqetësime pa dëshirën tonë do të jemi të shtrënguar të marrim veprime sindikale. Me këtë rast kërkojmë edhe nga Këshilli i prindërve të Kosovës dhe gjithë shoqëria civile që t’i bashkëngjiten angazhimeve tona që çështjet të zgjidhen me dialog në mënyrë që të mos vije deri të dëmtimi i procesit mësimor.

SBASHK-u që në ditën e parë të mësimit në këtë gjysmëvjetor ka marrë informacione nga Qendra e Kompetencës në Malishevë lidhur me problemet e krijuara atje dhe lidhur me grevën e nisur. Apelojmë te institucionet përkatëse që të angazhohen e ta zgjidhin problemin e krijuar në këtë Qendër në mënyrë që mësimdhënësit t’i kthehen procesit mësimor dhe nxënësit mos të pësojnë nga shkaku i gjendjes së krijuar”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori