LAJMI I FUNDIT:

SBASHK paralajmëron grevë në afat të pacaktuar

SBASHK paralajmëron grevë në afat të pacaktuar

SBASHK-u ka reaguar ndaj heshtjes dhe provokimit të Qeverisë së Kosovës, e cila sipas marrëveshjes në muajin mars do të duhej të fillonte me dhënien e 0.5 % për çdo vit të shërbimit të mësimdhënësve, gjë që nuk ndodhi. Ata kanë paralajmëruar se do t’i përgjigjen këtij provokimi të Qeverisë, duke vazhduar me veprimet e lejuara sindikale për mbrojtjen e kërkesave të tyre.

SBASHK në një komunikatë për media ka thënë se edhe pse kontrata kolektive e sektorit të Arsimit Parauniversitar ishte nënshkruar dhe do të duhej të impelementohej, Qeveria fillimisht deklaroi se, jo vetëm që nuk ka rritje pagash, por as implementim të Kontratës.

“Pas reagimeve të SBASHK-ut dhe sindikatave tjera Qeveria tha se do të punohet në implementimin e Kontratës, por hap pas hapi. Ministri Hoti deklaroi se janë kursyer mjete dhe do të fillohet me 0.5 % për çdo vit shërbimi.U caktuar edhe muaji mars për këtë dhemësimdhënësit pezulluan grevën.Bëra dhjetëra përpjekje për takime . Dërgova letra nëpër adresat e Qeverisë dhe i ftova për takime gjatë gjithë muajit mars. As edhe një përgjigje përveç heshtjes. Heshti Ministri e zëdhënësi i Qeverisë Abrashi, heshti Hoti, heshti edheMinistri Bajrami. Listat e pagave për muajin mars u shpërndanë nëpër shkolla dhe askund ky 0.5%”.


“Kjo heshtje dhe kjo injorancë ndaj përpjekje tona për të gjetur zgjidhjeme dialognuk mund të vlerësohen ndryshe përveç si provokim i Qeverisëdhe përpjekje për ta zverdhur në opinion rolin e sindikatave. Ata e kanë thënë dhe vazhdojnë ta thonë publikisht se paratë janë siguruar për këtë 0.5 % për çdo vit shërbimi dhe fakti që nuk i vënë në veprim e ka mesazhin e Qeverisë sekëtë kërkesën për vitet e shërbimite realizonkurasaj i teket e jo kur kërkojnë sindikalistët. Kjo është tendencë që tëdobësohen sindikatat dhetë formohet të anëtarësia imazhi se ato nuk po bëjnë gjë.Qeveria do që sindikalistët të jenë të përçarë dhe pa forcën e unitetit sepse ashtu nuk do të ketë kush të bëj zhurmë në kërkesë të mbrojtjes së të drejtave dhe kështu Qeveria do të rri e qetë dhe do të veprojë si i teket pa pasur kush të reagojë”, thuhet në komunikatë.

SBASHK-u me gjithë anëtarësinë do t’i përgjigjet këtij provokimi të Qeverisë dhe do të jetë edhe më unik, duke vazhduar me veprimet e lejuara sindikale për mbrojtjen e kërkesave.

“Kështu si është realiteti në Arsimin Parauniversitardo të shpallet grevë në afat të pacaktuar dhe nuk kemi as edhe një faj pse do të humben orët e mësimit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Pensionet rriten me 20 për qind nga tetori, Murati: 100 milionë euro shtesë për 304 mijë përfitues

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori