Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencë për media së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga ky muaj pensionet do të rriten për 20 për qind.
“Është një lajm mjaft i mirë për të gjithë pensionmarrësit, sepse për të gjithë rritja do të jetë prej 20%, pra ato pensione që rregullohen sipas skemave dhe ligjit për pensionet e financuara nga shteti rritja do të filloj të zbatohet nga ky muaj”, tha Murati.
Ai shtoi se e ndryshimet e nevojshme edhe të shtojcës së ligjit përkatës për kategoritë e luftës, do të filloj rritja edhe për ato kategori të pensioneve nga janari i vitit që vjen.
“Ky ndryshim prek 304 mijë e 016 përfitues, ndërkaq impakti i tërësishëm buxhetor parashihet të jetë në shumën prej 100 milionë euro shtesë që do të alokohen për këtë rritje të pensioneve”, tha Murati.
Ministri i Financave tha se kjo rritje po bëhet falë politikave të mirëmenduara dhe rritjes së të hyrave.
“Falë pjekurisë dhe maturisë që kemi treguar sa i përket politikave fiskale kemi arrit ti bindim FMN që ky është veprimi i duhur që të shkojmë me një kapërcim prej 20%”, tha Murati.
Pra rritjen prej 20% nga ky muaj do ta përfitojnë të gjithë ata që janë pensionmarrës të: pensionit bazik të moshës, kontibutpagues i plotë dhe parcial, për aftësi të kufizuara për fëmijë dhe për të rritur, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.
Ndërkaq pensionet e përcaktuara në Ligjin për kategoritë e luftës, ku hyjnë familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre, këtë rritje do ta përfitojnë nga janari i vitit që vjen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKur të "narthin"këmbët, të "nerth" krejt trupi
ATK gjobit 40 mijë euro një biznes të vogël me qarkullim nën 30 mijë euro
Horeca Center po vjen në Ferizaj – Blerje si asnjëherë më parë!
Babadimri po vjen tek ju! Koha për të krijuar kujtime të paharrueshme për fëmijët tuaj!
Jetë urbane, qetësi periferike – Gjithçka në një vend!
Aksidenti tragjik në rrugën Prishtinë - Ferizaj: Shuma rekord e dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve “Scardian”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Pas eliminimit, Kevini bashkohen me Anën, kjo e fundit poston një fotografi interesante
Katër nga tetë policët e aksidentuar nisen për në QKUK nga Spitali i Mitrovicës
“Do të kemi probleme me rusët”, Vuçiq: SHBA do t’i vendosë sanksione Industrisë Serbe të Naftës për shkak të pronësisë ruse
FIFA dhe UEFA shkaktuan skandal në shortin e Kupës së Botës
Surroi për 4-vjeçarin e Kurtit: Prania e shtetit në tërë territorin është forcuar
Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026