LAJMI I FUNDIT:

“Sava Janiq – mos mashtro, je kriminel”

“Sava Janiq – mos mashtro, je kriminel”

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, reagon ndaj deklarata të Igumenit të Manastirit të Deçanit, Sava Janiq, dhënë për Anadolu Agency.

“Për hir të korrektësisë i rikujtojmë edhe një herë Igumenit dhe publikut se Manastiri i Deçani është i rindërtuar mbi themelet e një kishe ilire dhe rindërtimi ka filluar rreth viteve 1327-1335 dhe është kryer nën drejtimin e Fra Vita Kuçit e jo Fra Vito si potencon Igumeni Janiq…

Dua t’i rikujtoj Sava Janiqit, por edhe mbarë opinionit, së ky manastiri, ka një të kaluar historike, e cila me shume me të drejtën historike i takon shqiptarëve se sa serbeve. Këtë fakt e argumentoi, me librin e Arhimanit të Deçanit, Serafin Ristiç, i cili në librin e tij ‘Deçanski spomenici’, të botuar në Beograd me 1864. Kur i përshkruan disa zakone të Kishës së Deçanit, ai ndër të tjera thekson së murgeshat në këtë manastir, me rastin e meshave, këndonin këtë lutje, citoj: ‘O Patriarkalë, manastir i famshëm, në trevën e Dardanisë, qëndron qysh moti’. Është kjo një dëshmi e qartë dhe argumentuese së ky manastiri ishte i ndërtuar në Dardani, pjesë e Ilirisë antike, vendit të shqiptarëve dhe ishte kult fetar i popullsisë vendase shqiptare…


Manastiri i Deçanit kurrë nuk i ka pasur pasuri 700 hektarë tokë. Me të gjithë dokumentet historike para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Manastiri i Deçani i ka pasur rreth tetë hektarë tokë. Për këtë ka argumente të mjaftueshëm.

Gjatë kohës së luftës tonë për çlirim të drejtuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1998-1999), Manastiri i Deçanit ka qenë vend strehim i atyre kolaboracionistëve të cilët i kanë shërbyer interesit serb dhe jo atij shqiptarë. Po ashtu, me këtë rast i rikujtojmë Igumenit Janiq se ishte pikërisht ai i cili në Manastirin e Deçani gjatë viteve 1998-1999, organizoi dhe mbajti mesha kishtare duke tymosur dhe lagur me ujë qindra policë e paramilitarë serb të cilët më pas kryen krimet më të rënda në territorin e Deçanit, por edhe me gjerë.

E, sa u përket meshave kishtare, më së miri flasin faktet, incizimet dhe fotografitë e kohës ku Igumeni Sava Janiq shihet në mesin e policëve dhe paramilitarëve serbë.

Në fund duam t’i kërkojmë përmbajtje Igumanit Sava Janiq në deklaratat publike, si dhe t’i kujtojmë se pronat e dy ndërmarrjeve shoqërore, ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, nuk kanë qenë dhe nuk do të bëhen prona të Manastirit të Deçanit”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga Shkodran Imeraj, që mban titullin: “Sava Janiq – mos mashtro, je kriminel”.


Ky reagim ka të bëjë me këtë shkrim:

Manastiri i Deçanit, vend i shenjtë që i rezistoi shekujve

Manastiri i Deçanit i cili gjendet në listën e trashëgimisë kulturore dhe historike botërore dh është i mbrojtur nga UNESCO, gjendet në perëndim të Kosovës, në komunën e Deçanit, në luginën e lumit Lumbardhë dhe është ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIV. Themelues kryesor ishte mbreti Stefan Uroshi III i Deçanit. Tërësia e manastirit përbëhet nga kisha dhe trapezaria, dhomat e murgjve, kambanorja dhe kulla në hyrje.

Patriarku i Manastirit, ati Sava Janjiq, për Anadolu Agjency (AA) rrëfen se kisha, së bashku me kupolën, është e lartë 32 metra dhe nga ky fakt rrjedh edhe emri Deçani i Lartë. Nga jashtë, ndërtimi i kishës është përzierje e stileve romake dhe të gotikës, ndërsa brenda është e mbuluar me vizatime të kombinuara tradicionale të stilit ortodoks të lindjes dhe atij bizantinë.

“Është kombinim i lindjes dhe perëndimit, sepse këto troje përherë kanë qenë perëndim për lindjen dhe lindje për perëndimin. Në veçanti, është interesant kombinimi i dy llojeve të gurëve të përdorur për ndërtimin e fasadës, Brecia e Deçanit, guri me ngjyrë vjollce dhe bardhë nga rrethina e Deçanit dhe Oniksi i Pejës, i cili është nxjerrë nga Banja e Pejës”, na tregon ati Sava.

Arkitekti kryesor i Manastirit të Deçanit ka qenë mjeshtri fra Vito nga Kotorri, një murg françeskan, i cili e kishte zbukuruar manastirin me shumë elemente të cilat e veçojnë romanikën. Njëkohësisht, manastiri i Deçanit është i pasur me freska nga shekulli XIV.

“Askund në Ballkan nuk mund të gjejmë kishë, posaçërisht jo të kësaj madhësie, që është e vizatuar me freska të asaj kohe dhe të cilat janë të ruajtura kaq mirë. Prandaj, me plotë të drejtë, nga aspekti artistik mund të themi se kjo është galeria më e madhe e freskave të mesjetës, në një vend, gjë e cila e bën Deçanin shumë të rëndësishëm edhe në aspektin e historisë shpirtërore edhe historisë së artit”, rrëfen ati Sava dhe shton se në kishë ekzistojnë disa mijëra freska ndërsa, më e njohura nga të gjitha, është freska shumë e rrallë e Krishtit, me shpatë në dorë.

“Po ashtu kemi një ikonostas, i cili është nga mermeri dhe i cili është ruajtur në mënyrë autentik nga shekulli XIV, së bashku me ikonat e Shën Nikolës, Nënës së Perëndisë së Shenjtë, Zotit Krisht dhe Jovanit të Shenjtë. Kemi të ruajtur shumë mirë, një artefakt të çmueshëm, një kryq të bukur për kryqëzim”, shpjegon ati Sava.

Manastiri i ka mbijetuar shumë qeverive në këtë rajon dhe shpeshherë ishte i detyruar të kërkojë mbrojtje. Sot e ruajnë ushtarët e KFOR-it ndërsa në kohët e kaluara dhe me trazira, kohë pas kohe e kanë mbrojtur Nizamët, pjesëtarët shqiptarë të ushtrisë turke. Duhet theksuar se gjatë shekujve XVIII dhe XIX ka ekzistuar tradita e vezirëve shqiptarë, që do të thotë se manastirin, në këmbim me kompensim, zakonisht e ka ruajtur familja më me emër në këtë regjion.

Në arkivin e Manastirit, përveç tjerash, janë ruajtur edhe një numër i madh i dokumenteve nga periudha e perandorisë osmane, siç janë fermanët, bujruldijat, huxhetat, muraselat, iznat (lejet) dhe tjera, ndërsa ishin të domosdoshëm për mbijetesën e manastirit, patundshmërive dhe pasurive të tij.

Po ashtu, janë ruajtur edhe vendimet e Sulltan Bajazitit II dhe Sylejmanit të Madhërishëm nga shekulli XVI, deri tek dokumentet e sulltanëve të cilët kanë sunduar deri në fund të shekullit XIX. Gjitha këto dokumente janë shkruar në skriptoriumet dhe libërlidhjet mbretërore në Stamboll në gjuhën e vjetër turke apo, më mirë thënë, osmane.

“Sulltani ju urdhëronte spahinjve lokalë që nuk kanë të drejtë të marrin taksa shtesë nga manastiri ose që për shembull, manastirit t’i kthehet toka e rrëmbyer, që të ndërpriten shantazhet ndaj manastirit, që mos t’ju merret me dhunë ushqimi dhe pijet, që patriarku mund të udhëtojë me përcjellje të armatosur dhe të ngjashme”, shpjegon ati Petar.

Manastiri i Deçanit është manastir i meshkujve dhe aty aktualisht jetojnë 24 murgj dhe 2 rishtarë.

“Gjatë aktit të pranimit të murgjve, ne japim tri betime: betimin për ta dëgjuar kishën dhe eprorin që, konkretisht, në manastirin tonë është patriarku dhe tani jam unë në atë pozitë. Pastaj, kemi betimin e abstenimit apo celibatit, ne nuk martohemi dhe betimi i tretë është ai i varfërisë, do të thotë, ne nuk kemi të drejtë në pasuri private. Gjithë atë që e kemi, e fitojmë dhe e përdorim, nuk është pasuri të cilën mund t’ia lëmë si trashëgimi dikujt tjetër apo ta tjetërsojmë, por ajo është e mirë e përgjithshme, e tërë manastirit”, shpjegon ati Sava.

Murgjit kanë dëgjueshmëri dhe obligime të ndryshme, si për shembull, puna në kuzhinë, në zyre, në furrë si bukëpjekës, dikush merret me gdhendjen e drurit dhe shkrimin e ikonave, ndërsa dikush pret mysafirët. Jetën e murgjve e përbëjnë shujtat e përbashkëta gjatë të cilave, shpeshherë, janë prezent edhe mysafirët, si dhe lutjet e përditshme Zotit. “Çdo ditë fillojmë rreth orës 6 në mëngjes dhe kemi liturgji çdo mëngjes, kurse kemi edhe shërbimet e mbrëmjes”, thekson ati Sava.

Gjatë xhirimeve tona, Manastirin e Deçanit po e vizitonte një grup i qytetarëve nga Vojvodina. Ndër ta ishte edhe Predrag Aleksiq nga Prishtina, që sot jeton me familje në Novi Sad. Aleksiq thotë se Deçanin e ka vizituar për herë të parë në vitin 1968, me babën e tij, më vonë është martuar aty dhe i ka pagëzuar tre djemtë e tij. “Manastiri i Deçanit është diçka hyjnore, udhërrëfyes i cili na tregon se ku jemi. Ne të gjithë synojmë rrugën drejt Zotit, të vërtetës, vlerave njerëzore dhe respektimit të gjithëve”.

Milosh Milin nga Subotica është për herë të parë në Kosovë dhe në Manastirin e Deçanit. “Këtu njeriu, me të vërtet e ndien që ky është një vend i shenjtë. Vet fakti se, kur filloni të mendoni dhe kuptoni se në këtë vend, para 600 apo 700 vitesh, njerëzit janë lutur dhe ne, sot, po qëndrojmë në të njëjtin vend dhe po i lutemi Zotit, ky është një përjetim i veçantë”, thotë Milin.

Manastiri i Deçanit dikur kishte 700 hektar tokë, mirëpo atë e ka nacionalizuar qeveria e ish-Jugosllavisë komuniste, në vitin 1946. Sot, manastiri ka rreth 50 hektar dhe për gjysmën e kësaj toke është në kontest pronësorë më komunën e Deçanit. Murgjit i kanë prodhimet e veta bujqësore, lopët e veta, delet, dhitë, shpezët dhe vet e prodhojnë djathin. Me këto i plotësojnë nevojat e tyre personale për ushqim ndërsa i ndihmojnë edhe Bogoslovinë e Prizrenit, por edhe të varfrit. Në Hoçën e Madhe te Rahoveci, manastiri ka vreshtat e veta ku prodhohet vera e kuqe dhe e bardhë, si dhe rakia e rrushit.

Kur është fjala për raportin e popullatës vendase ndaj manastirit, patriarku Sava Janjiq thotë se ende ka tensione, përkundër faktit se murgjit ju kanë ndihmuar shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999, duke i pranuar rreth 200 refugjatë shqiptarë në manastir.

“Mirëpo, pas luftës, këtu nuk ka mbetur asnjë nga familjet serbe në rrethinë dhe manastiri ka qenë i ekspozuar ndaj numrit më të madh të kërcënimeve dhe në disa raste edhe sulmeve. Kemi pasur tre sulme me minahedhës, dy në vitin 2000 dhe një në vitin 2004, gjatë kohës së trazirave në Kosovë. Sulmi i fundit i armatosur ka qenë në vitin 2007, kur një shqiptar nga Isniqi kishte lansuar një zolë (raketë anti-tank) në drejtim të manastirit. Ai ishte arrestuar shpejt pas kësaj dhe ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burg”, tha ati Sava dhe shtoi se incidenti i fundit kishte ndodhur para dhjetë ditësh, kur në muret dhe vendet e ndryshme në pronën e manastirit ishin shkruar grafitet UÇK, AKSH, ISIS dhe “Kalifati po vjen”.

Për këtë incident, si dhe ngjarjet tjera në manastir, kohëve të fundit murgjit po e informojnë opinionin përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Twitter. Në këtë mënyrë, ata kanë gjykuar dhe kanë ngritur zërin kundër, jo vetëm incidentit në manastir por edhe fyerjeve të drejtuara ndaj shqiptarëve në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe sulmet ndaj furrave të bukëpjekësve shqiptarë dhe goranë në Serbi.

“Pra, në konsiderojmë se, në komunikim me publikun, ne duhet ta paraqesim veten si palë e cila nuk e përkrahë asnjë lloj ekstremizmi dhe se ne duam të jetojmë në paqe, mirëpo presim edhe nga tjerët që të jetojnë në paqe me neve”, porosit ati Sava Janjiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori