LAJMI I FUNDIT:

Samiti G20-ës, zgjidhje konkrete për krizën

Samiti G20-ës, zgjidhje konkrete për krizën

Në Samitin e G20-s që do të zhvillohet në Uashington me 15 nëntor për gjetjen e një përgjigjeje afatgjate lidhur me krizën financiare do të paraqiten masat konkrete që do të merren për lehtësimin e krizës.

Lajmin e ka bërë të ditur për agjencinë e lajmeve “Reuters” një diplomat evropian.

“Gjatë samitit G20 mund të ketë pasur një vendim konkret dhe praktik dhe ky është fakt", tha diplomati.

"Kemi zgjedhur ta fillojmë me një samit për të dërguar një mesazh të fortë politik, për të treguar se udhëheqësit e shteteve të vendeve të mëdha po punojnë për gjetjen e zgjidhjeve lidhur me krizën financiare", shtoi ai.


Samiti do të mbahet me kërkesë te presidentit francez Nicolas Sarkozy.