LAJMI I FUNDIT:

Samir Ramizi transferohet tek skuadra e njohur zvicerane

Samir Ramizi transferohet tek skuadra e njohur zvicerane

Mesfushori nga Tërrnovci i Bujanocit, Samir Ramizi është bërë me skuadër të re në futbollin zviceran.

Ish-anëtari i Dritës dhe Drenicës në Kosovë, nga stinori i ri do të jetë pjesë e skuadrës së njohur, Neuchatel Xamax që garon në ligën e dytë zvicerane, por që është dy herë kampione e shtetit dhe ka fituar tri herë super kupën

24-vjeçari do të largohet nga skuadra e tij aktuale Wohlen, pasi ka nënshkruar për dy vite me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi zviceran Xamax, nëpërmjet faqes së tyre duke u shprehur të lumtur që kanë nënshkruar me Ramizin, transmeton Telegrafi.


Mesfushori ofensivë u largua nga futbolli kosovar në vitin 2012, pasi shkëlqeu fillimisht te Drita, ndërsa në Zvicër është paraqitur fillimisht me Stade Nyon, pastaj ka luajtur edhe për Etoile Carauge dhe Servetten.

Në stinorin 2014/15 Ramizi ka luajtur 32 ndeshje me Wohlenin dhe ka shënuar nëntë gola, ndërsa këtë vit u lëndua rëndë dhe tashmë ka kaluar lëndimin për të qenë i gatshëm për stinorin e ri për Xamaxin ku u transferua si lojtarë i lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

La Liga
Televizioni i Realit shpërthen në akuza ndaj gjyqtarëve: U munduan të na largonin nga gara për titull

Televizioni i Realit shpërthen në akuza ndaj gjyqtarëve: U munduan të na largonin nga gara për titull

La Liga
Trippier tregon kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur, por edhe zbulon 'strategjinë' e Simones për ta ndalur Messin

Trippier tregon kundërshtarin më të fortë me të cilin është përballur, por edhe zbulon 'strategjinë' e Simones për ta ndalur Messin

La Liga
Jonathan Tah konfirmon largimin nga Bayer Leverkusenin, alarmohen gjigantët evropianë

Jonathan Tah konfirmon largimin nga Bayer Leverkusenin, alarmohen gjigantët evropianë

Bundesliga
Barcelona ka gati një ofertë për transferimin e Marcus Rashford

Barcelona ka gati një ofertë për transferimin e Marcus Rashford

La Liga
Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres

La Liga
Kalo në kategori