LAJMI I FUNDIT:

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Historiani austriak Oliver Schmitt ka thënë se ndarja historike dhe zhvillimet politike të shekullit të 20-të kanë ndikuar ndjeshëm në formimin e identiteteve të ndryshme ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Ai theksoi se ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Ballkan tashmë është një realitet që ndikon çdo ditë në ndërtimin e përkatësive të reja shoqërore.

Schmitt u shpreh se ky diferencim nuk është thjesht një çështje emërtimi si “shqipërorë” apo “kosovarë”, por një rezultat i zhvillimeve shumë të ndryshme që pasuan ndarjen e territoreve shqiptare pas vitit 1918.


Ai veçoi ndikimin e regjimit enverist në Shqipëri, që solli izolim të plotë, shtetëzim ekstrem të jetës së përditshme dhe shkatërrim të strukturave shoqërore, përfshirë besimin midis individëve për shkak të kontrollit të fortë të Sigurimit të Shtetit.

“Në Shqipërinë enveriste u zhduk prona private, ndalohej lëvizja e lirë dhe feja u fshi nga jeta publike. Në ish-Jugosllavi, shqiptarët lëviznin, kishin qasje në teknologji, mallra dhe kontakte me botën. Këto dallime kanë ndikuar fuqishëm në vetëdijen dhe kulturën shoqërore të shqiptarëve në të dy anët”, ka thënë ai në KTV.

Sipas tij, pikërisht për shkak të këtyre dallimeve, sot ekziston një diferencë thelbësore në kulturën politike mes Shqipërisë dhe Kosovës – një aspekt që, sipas historianit, përbën ndryshimin më të madh mes dy shteteve shqiptare.

Surroi ngriti çështjen nëse ky proces do të çojë drejt formimit të identiteteve të reja shqiptare në shekullin 21, përfshirë edhe diasporën, si “bashkësi shqiptare” më të larmishme e më të shpërndara, jo vetëm në Ballkan, por në mbarë botën.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mjaft u fshehët pas fëmijëve”, Musliu pyet Petkoviqin: Çfarë bënin kriminelët e Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

“Mjaft u fshehët pas fëmijëve”, Musliu pyet Petkoviqin: Çfarë bënin kriminelët e Banjskës në objektin e “Kryqit të Kuq”?

Lajme
Kurti: Do t'i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit

Kurti: Do t'i kemi 61 vota për qeveri, por më parë konstituimi i Kuvendit

Lajme
Trupat e aviacionit amerikan “fluturojnë” me ‘Blackhawk’ mbi kampin Bondsteel, zviceranët me AS-532 Cougar dhe hungarezët me H-145M

Trupat e aviacionit amerikan “fluturojnë” me ‘Blackhawk’ mbi kampin Bondsteel, zviceranët me AS-532 Cougar dhe hungarezët me H-145M

Siguri
Ish-ambasadori kroat, Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione,

Ish-ambasadori kroat, Kramariq: Kosova s’mund të jetë pa institucione, "bota serbe" kërcënim real

Lajme
Islami: Petkoviq fshihet prapa fëmijëve dhe Kryqit të Kuq për të mbrojtur strukturat kriminale në veri

Islami: Petkoviq fshihet prapa fëmijëve dhe Kryqit të Kuq për të mbrojtur strukturat kriminale në veri

Lajme
Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në një deponi në Prishtinë, Prokuroria: Po presim rezultatet e obduksionit

Rasti i foshnjës që u gjet pa shenja jete në një deponi në Prishtinë, Prokuroria: Po presim rezultatet e obduksionit

Lajme
Kalo në kategori