LAJMI I FUNDIT:

Rusia do të rifillojë testet bërthamore vetëm nëse e bënë fillimisht SHBA-ja

Rusia do të rifillojë testet bërthamore vetëm nëse e bënë fillimisht SHBA-ja

Moska do të rifillojë testimet bërthamore vetëm nëse e bën atë fillimisht Uashingtoni, ka thënë një diplomat i lartë rus.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se Moska do të anulojë ratifikimin e traktatit të ndalimit të testeve bërthamore për të “pasqyruar” veprimin e Amerikës.

Nëse SHBA kryen një provë bërthamore, “ne do të detyrohemi ta pasqyrojmë edhe atë”, shtoi ai.


Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Testeve Bërthamore, i miratuar në vitin 1996, ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore kudo në botë – megjithëse nuk ka hyrë kurrë plotësisht në fuqi.

Ai u nënshkrua nga presidenti rus dhe ai amerikan, por nuk u ratifikua kurrë nga SHBA, raporton skynews.

Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska mund të konsiderojë anulimin e vendimit të vitit 2000 për ratifikimin e projektligjit.

Putin vuri në dukje se ndërsa disa ekspertë kanë folur për nevojën e kryerjes së testeve bërthamore, ai ende nuk ka formuar një opinion për këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu:

Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"

Botë

"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje

Bosnja
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë

Evropa
Kalo në kategori