LAJMI I FUNDIT:

Rusia në mesin e kreditorëve të SHBA-ve

Rusia në mesin e kreditorëve të SHBA-ve

Rusia gjendet në mesin e dhjetë kreditorëve të mëdhenj të SHBA-ve, shkruan gazeta ruse "Pogled".

Sipas rezultateve të gjysmëvjetorit të parë të vitit 2008, SHBA-të i kanë borxh Rusisë 65.3 miliardë dollarë.

Ekspertët konsiderojnë se pavarësisht krizës financiare, obligimet amerikane janë njëra nga më të sigurtat.

Ekspertët rusë, megjithatë, përpiqen për zvogëlimin e investimeve në ekonominë e SHBA-ve dhe për investimin e mjeteve në modernizimin e prodhimtarisë nacionale.


Sipas të dhënave të revistës "Finanse", Rusia gjendet në vendin e tetë në rejtingun e kreditorëve të SHBA-ve.

Kreditorët kryesore të SHBA-ve janë Japonia dhe Kina, të cilave Amerika u ka borxh 583 miliardë dollarë gjegjësisht 503 miliardë dollarë, duke mos llogaritur borxhin ndaj Hong Kongut dhe Makaos. Borxhi ndaj Kinës çdo vit rritet për 25 për qind.

Përveç këtyre, në mesin e dhjetë kreditorëve të më mëdhenj të Qeverisë amerikane janë Britania e Madhe, Hong Kongu, Zvicëra, shtetet eksportuese të naftës. /Makfaks/