LAJMI I FUNDIT:

Rusia lëshon raketën e parë nga kozmodromi i Vostochnyt

Rusia lëshon raketën e parë nga kozmodromi i Vostochnyt

Rusia lëshoi të parën raketë prej kozmodromit të ri gjatë kësaj të enjteje, vetëm një ditë pasi një problem teknik detyroi shtyrjen e kësaj ngjarjeje, gjë që u pa si shenjë e një krize të vazhdueshme në industrinë e këtij vendi kushtuar hapësirës ajrore.

Një raketë “Soyuz-2.1A”, e pakomanduar dhe që mbante 3 satelitë, u lëshua në qiell nga ambientet e kozmodromit “Vostochny”, drejt një rajoni të largët të quajtur Amur, pranë kufirit me Kinën, që sipas televizionit shtetëror raportohet të ketë ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale.

Satelitët u ndanë nga faza e tretë e raketës rreth 9 minuta pas fluturimit dhe vijuan për në orbitë sipas drejtimit të parashikuar, bëhet e ditur nga agjencitë ruse të lajmeve, që citojnë zyrtarë nga Agjencia ruse e Hapësirës “Roscosmos”.


Lëshimi i një dite më parë u anulua vetëm dy minuta përpara ndodhisë, duke irrituar së tepërmi Presidentin Vladimir Putin. Ai kishte udhëtuar mijëra kilometra për të parë, atë që media ruse dhe zyrtarë të tjerë e quajtën si ngjarje historike.

“Dua t’iu përgëzoj. Kjo është diçka për të cilën duhet të ndihemi krenarë”, u tha Putin punonjësve të kozmodromit dhe zyrtarëve të “Roscosmos”, pasi pa me sukses ngjarjen e së enjtes në Vostochny.

“Në parim ne duhej ta kishim bërë këtë lëshim një ditë më parë, por pajisja mori hov të tepërt dhe për pasojë u ndal lëshimi. Kjo është gjithsesi diçka normale”, transmeton syri.

Deklaratat e sotme të tij bien ndesh në fakt me fjalët e ashpra të lëshuara dje, pas dështimit të lëshimit të raketës, kur ai kritikoi zyrtarët e “Roscosmos”-it dhe ata qeveritarë për numrin e lartë të problemeve teknike në industrinë e hapësirës, duke thënë se “duhet pasur një reagim në përputhshmëri të plotë”.

Në trend Botë

Më shumë
Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Exit Poll: Partia e Scholzit pëson debakël, AfD fiton zgjedhjet në shtetin gjerman të Turingias

Evropa
Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Evropa
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Protestuesit bllokojnë rrugët dhe përleshen me forcat e sigurisë ndërsa nisin demonstratat anti-Netanyahu

Azia
Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Zelensky pas suksesit në Kursk ushtron 'presion' mbi SHBA-të

Evropa
Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Pamje të reja të një prej sulmeve më të mëdha me dronë të kryer nga ukrainasit në territorin e Rusisë

Evropa
Kalo në kategori