LAJMI I FUNDIT:

Rusia kërcënon me “masa hakmarrëse” nëse nuk i plotësohen kërkesat

Rusia kërcënon me “masa hakmarrëse” nëse nuk i plotësohen kërkesat

Rusia paralajmëroi të mërkurën se do të merrte shpejt “masa hakmarrëse”, nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj refuzojnë kërkesat e saj të sigurisë dhe vazhdojnë politikat e tyre “agresive”, duke rritur presionin ndaj Perëndimit mes shqetësimeve se Moska po planifikon të pushtojë Ukrainën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Rusia e ka mohuar vazhdimisht se ka ndonjë plan të tillë, por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO janë të shqetësuar sepse Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufirit të Ukrainës dhe ka nisur një seri lojërash luftarake në rajon.

Në zemër të ngecjes janë pyetjet për të ardhmen e Ukrainës: Rusia ka kërkuar garanci që NATO nuk do ta pranojë kurrë vendin dhe vendet e tjera ish-sovjetike si anëtare dhe se aleanca do të duhet të kthejë prapa vendosjen e trupave në vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.


Duke folur me ligjvënësit të mërkurën, ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë do të këshillojnë presidentin Vladimir Putin mbi hapat e ardhshëm pasi të kenë marrë përgjigje me shkrim nga Shtetet e Bashkuar për kërkesat. Këto përgjigje priten këtë javë – edhe pse SHBA-ja dhe aleatët e saj tashmë e kanë bërë të qartë se do të refuzojnë kërkesat kryesore ruse.

“Nëse Perëndimi vazhdon kursin e tij agresiv, Moska do të marrë masat e nevojshme hakmarrëse”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
I dërguari i Trumpit për luftën në Ukrainë mbërrin në Rusi - a do të arrihet një marrëveshje për paqe?

I dërguari i Trumpit për luftën në Ukrainë mbërrin në Rusi - a do të arrihet një marrëveshje për paqe?

Evropa
Kalo në kategori