LAJMI I FUNDIT:

Rusia e Putinit shfrytëzon edhe coronavirusin për të bërë propagandë

Rusia e Putinit shfrytëzon edhe coronavirusin për të bërë propagandë

Një numër i mediave online në gjuhën shqipe kanë rënë pre e propagandës ruse. Së fundmi, një shkrim që rusët i ndërlidhin me forcat e armatosura amerikane dhe coronavirusin ka qarkulluar në internet.

“Diçka e madhe është duke ndodhur në Itali dhe Ballkan” ka qenë titulli që ka shqetësuar qytetarët. Megjithatë, siç  deklarojnë ekspertët, një gjë e tillë është propagandë e Rusisë.


“Është një kaos i vërtetë i shkaktuar nga dezinformatat që ndërlidhen me dislokimin e forcave të armatosura. Që nga dita e djeshme kam ngritur shqetësim që mediat tona mos të bien pre e këtyre lajmeve. Fillimisht lajmi është maskuar kinse me shqetësimin e dislokimit të 30 mije trupave pa maska. Për të vazhduar më pastaj dhe me video të mëhershme kinse nga vendi i ngjarjes. Tani së fundmi, kemi lajmin e rremë të dislokimit të forcave të armatosura ruse dhe gjermane. Të gjitha këto me qëllime jo të mira. Krijimin e panikut”, ka thënë eksperti i sigurisë kibernetike Mentor Hoxhaj.

Ai ka shtuar se burimi i shumicës së tyre po vjen nga mediat ruse, veçanërisht “Russia Today” ose RT. Këta janë linkat e propagandës së Rusisë. Madje, Instituti Rus për Studime të Strategjike-RISS, e ka konfirmuar me analistët e tij këtë. Ky është linku: https://en.riss.ru/media/22538/.

“Mediat tona, pjesa dërmuese e tyre, kanë postuar lajme pa iu referuar burimit. Por kemi hasur në foto dhe video ku shihet logo e RT. Në mënyrë të vahzduar jemi duke njoftuar shfrytëzuesit e rrjeteve sociale për  këto lajme të rreme. Njëkohësisht, për mediat që janë të qasshme jemi duke bashkëpunuar që të mos bien pre e këtyre lajmeve”, ka thënë ai.

Rusia, dikur ka manipuluar me ndjenjat e njerëzve në mbarë botën edhe me virusin HIV, i njohur si SIDA, për të cilin kishte thënë se është “formësuar në laboratorët e CIA-s”.

Një dokumentar për ta argumentuar këtë është bërë edhe nga “New York Times” (https://www.youtube.com/watch?v=tR_6dibpDfo), i cili është edhe në You Tube.

Atëbotë, rusët kishin gjetur një media lokale indiane për ta dhënë lajmin e parë, se gjoja HIV ishte bërë nga CIA, ndërsa vetëm pas pak vitesh, lajmin e kishin marrë si të tillë shumica e shteteve duke llogaritur këtu edhe vetë amerikanët./ KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Elfije Boletini
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Politikë
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Politikë
Kalo në kategori