LAJMI I FUNDIT:

Rusia do ta ndërpresë furnizimin e Evropës me naftë

Rusia do ta ndërpresë furnizimin e Evropës me naftë

Rusia do të mund të përgjigjej me ndërprerje të furnizimit të Evropës Perëndimore me naftë për shkak të kërcënimeve me sanksione të Bashkimit Evropian (BE) dhe të aksioneve të NATO-s në Detin e Zi.

Këtë e deklaroi gazeta "Dejli telegraf", e cila transmeton se në Moskë tashmë informohet për atë se Kremlini u ka urdhëruar kompanive ruse të naftës që të përgatiten për ndërprerjen eventuale të furnizimit për Gjermaninë dhe Poloninë.

Gazeta bën të ditur se ndërprerja eventuale e furnizimit të Evropës Perëndimore me naftës ruse do të ndodhte njëherit me mbajtjen e takimit të jashtëzakonshëm të Samitit të BE-së në të cilin do të shqyrtohej vendosja eventuale e sanksioneve kundër Rusisë.

Çmimi i naftës, nëse Moska ndërpren furnizimin e Evropës me energjensa, prej 119 dollarëve aktualë për një fuçi, me siguri do të rritej deri në 150 ose madje edhe 200 dollarë, parashikon gazeta. /Makfaks/