LAJMI I FUNDIT:

Rusi-Britani, thellohen mosmarrëveshjet për energjinë

Rusi-Britani, thellohen mosmarrëveshjet për energjinë

Kompania britanike e energjisë, BP, thotë se ka tërhequr të gjithë specialistët nga firma e përbashkët në Moskë ndërkohë që thellohen mosmarrëveshjet e saj me aksionerët rusë.

Në një deklaratë të bërë në Londër, BP tha se të 148 ekspertët e saj janë tërhequr tashmë nga Rusia.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se punonjësit e saj kishin luajtur një rol parësor për ta bërë kompaninë e përbashkët TNK-BP një nga firmat më të mira të Rusisë.

Kompania britanike është përfshirë në një luftë sa vjen e më të ashpër me investitorët rusë, të cilët kanë gjysmën e aksioneve të firmës.


Investitorët rusë, në një deklaratë publike kanë shprehur besimit se tërheqja e specialistëve të huaj nuk do të ndikojë në fitimet e firmës. Deklarata theksonte pikpamjen se ekspertët duhet të merren në punë nga kompania e përbashkët dhe jo nga ndonjëri prej aksionerëve të saj./VOA