LAJMI I FUNDIT:

Rusët sulmojnë Kievin me dronë kamikazë pas 12 ditësh, ukrainasit pretendojnë se i kanë shkatërruar në ajër

Rusët sulmojnë Kievin me dronë kamikazë pas 12 ditësh, ukrainasit pretendojnë se i kanë shkatërruar në ajër

Rusia nisi një sulm me dron gjatë natës së kaluar në Kiev pas një ndërprerjeje 12-ditore, tha një zyrtar ushtarak ukrainas, por sistemet e mbrojtjes ajrore paraprakisht i shkatërruan ato ndërsa po afroheshin.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se sulmi përfshinte tetë dronë Shahed të prodhuar nga Irani dhe tre raketa që u rrëzuan, transmeton Telegrafi.

“Një tjetër sulm armik në Kiev”, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, në një postim në kanalin Telegram.


Gjenerali amerikan: Kundërofensiva e Ukrainës do të jetë shumë e gjatë dhe e përgjakshme
Lexo po ashtu Gjenerali amerikan: Kundërofensiva e Ukrainës do të jetë shumë e gjatë dhe e përgjakshme

Tri shtëpi private u dëmtuan kur mbi to ranë mbeturina nga dronët në rajonin e Kievit, duke plagosur një person, njoftoi lideri ushtarak i rajonit, Ruslan Kravchenko në faqen e tij në Facebook.

Dëshmitarët e Reuters dëgjuan shpërthime që të kujtonin zhurmën e sistemeve të mbrojtjes ajrore që goditnin objektivat. Deri më tani nuk ka informacione për shkallën e sulmit.

Kievi, rajoni i tij dhe shumë rajone në lindje dhe qendër të Ukrainës, ishin nën një paralajmërim të kërcënimit ajror për rreth një orë pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën

Evropa
Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Trudeau paralajmëron: Trump nuk po bën shaka, ai dëshiron ta aneksojë Kanadanë

Amerika
Kalo në kategori