LAJMI I FUNDIT:

Rusët kanë një ide të re: Emigrantët që kanë nënshtetësi ruse duhet të luftojnë në Ukrainë

Rusët kanë një ide të re: Emigrantët që kanë nënshtetësi ruse duhet të luftojnë në Ukrainë

Kreu i Qendrës Federale Kriminale Ruse, Alexander Bastrykin, propozoi që të gjithë emigrantët që kanë marrë nënshtetësinë ruse të dërgohen në frontin në Ukrainë.

Bastrykin vuri në dukje rritjen e numrit të vrasjeve të kryera nga emigrantët në Rusi. Në këtë kontekst, ai përmendi idenë e dërgimit të emigrantëve në luftë kundër Ukrainës dhe në rast refuzimi të deportimit të tyre.

“Njerëzit thonë se ndërsa rusët janë në front, emigrantët po na sulmojnë pjesën e pasme. Ju nuk dëshironi të shkoni në front, nuk dëshironi të përmbushni detyrën tuaj qytetare, pastaj me mirësi kthehuni në shtëpi”, tha ai, shkruajnë mediat.


Shefi i Wagnerit e sfidon ministrin rus të Mbrojtjes: Eja vizitoje Bakhmutin, ukrainasit po kryejnë kundërsulme të suksesshme
Lexo po ashtu Shefi i Wagnerit e sfidon ministrin rus të Mbrojtjes: Eja vizitoje Bakhmutin, ukrainasit po kryejnë kundërsulme të suksesshme

Sipas ligjeve aktuale, personat me shtetësi të dyfishtë nuk i nënshtrohen rekrutimit në ushtrinë ruse, por mund të bashkohen me forcat e armatosura ruse si vullnetarë vetëm pas nënshkrimit të një kontrate.

Një ditë më parë, deputeti komunist, Mihail Matveyev njoftoi se po përgatit një projektligj që do të lejojë emigrantët me nënshtetësi ruse të dërgohen në “Operacionin Special Ushtarak”, siç e quan zyrtarisht Rusia luftën kundër Ukrainës.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori