LAJMI I FUNDIT:

Rumania nuk do financime nga FMN

Rumania  nuk do financime nga FMN

Rumania nuk ka nevoje për ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), pasi vendi nuk po përballet me probleme financiare, tha zyrtari i Bankës Qendrore, Cristian Popa.

"Rumania nuk ka në plan të kërkoje ndihmën e FMN-së. Ne do të vazhdojmë të diskutojmë institucionin, por vetëm përsa i përket vlerësimeve. Rumania nuk ka nevojë për financime në këtë moment," tha Popa.

Në Rumani qarkulluan lajme për bisedime me FMN-në lidhur me një ndihmë financiare të mundshme. FMN gjithashtu mohoi që kishte folur për një mbështetje financiare për Rumaninë.

Gjithsesi, institucioni tha se do të ndiqte një politikë të ngushtë dialogu me autoritetet rumune.


Standard & Poor’s e uli para pak ditësh renditjen për Rumaninë për kreditë në monedhë të huaj nga ‘BBB-/A-3’ në ‘BB+/B’, nivel i cili është jashtë kategorisë së ”shkallës së investimeve”, duke rritur shqetësimet për burimet e financimit në vend. Agjencia vlerësuese gjithashtu e rishikoi vlerësimin për Bukureshtin nga ‘stabël’ në ‘negativ’.