LAJMI I FUNDIT:

Rumani: Lukoil parashkon ulje të fitimeve

Rumani: Lukoil parashkon ulje të fitimeve

Lukoil Romania, degë e grupit rus Lukoil, gjatë këtij viti parashikon fitimin operativ në ulje me 7% që kap shumën prej 56 milionë euro.

"Parashikimet për rënie të profitit të kompanisë është i lidhur me krizën financiare botërore", ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Constantin Tampiza.

Gjithsesi, Lukoil pret që xhiro e vitit 2008 të qëndrojë në 1.7 miliardë euro, në rritje me 30% në krahasim me vitin e kaluar, si rrjedhojë e çmimeve me të larta të naftës, shtoi Tampiza.

Kompania, e cila është një nga shpërndarësit më të mëdhenj të karburanteve në vend, pret një rënie prej 25% në fitimet neto në 9 muajt e vitit, tha Tampiza.


Ai theksoi se kompania i kishte përmbushur planet e veta të investimeve, pasi kishte siguruar një pjesë tregu prej 25%.