LAJMI I FUNDIT:

Rumani, dasmë në kishën prej akulli

Rumani, dasmë në kishën prej akulli

Një çift rumun ka vendosur që të martohet ditën e Shën Valentinit në kishën prej akulli në liqenin Balea.

Festa e dasmës do të bëhet në një hotel pranë kishës, e cila ndodhet në 2 mijë metra lartësi në malet Fagaras.

Temperatura në kishe arrin -20 gradë dhe në të janë kryer edhe disa pagëzime.

Kisha ka një altar të vogël, stola dhe ikona. Brenda saj nuk mund të ndizen më shumë se dy qirinj, për të evituar shkrirjen. /tch/