LAJMI I FUNDIT:

“Rrogë” për qenin endacak që ndihmon Kryqin e Kuq

“Rrogë” për qenin endacak që ndihmon Kryqin e Kuq

Personeli i Kryqit të Kuq në Nepal ka urdhëruar që në të ardhmen t’i jepet “rrogë” mujore një qeni endacak, i cili një kohë ka kaluar në ambientet e kësaj organizate.

Kryetari i kësaj organizate humanitare, Man Bahadur Budatoki deklaroi se qeni, një qen i madh i racës së përzier, erdhi para një muaji para ndërtesës së tyre në një qytet në lindje të vendit dhe prej asaj kohe ai me besnikëri ruan ndërtesën me lehjet e tij kundër njerëzve të panjohur.

I impresionuar me sjelljet e qenit, Kryqi Kuq mori vendimin për t’i ndarë nga 1000 rupi (14 dollarë) në muaj, dhe shtesa tjera për punë jashtë orarit dhe gjatë vikendeve.

“Me paratë e dhuruara do t’i blejmë ushqim dhe të paktën një herë në ditë ai mund të hajë mish,” tha Budatoki. /Telegrafi/