LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike në Rumani arrin në 10%

Rritja ekonomike në Rumani arrin në 10%

Ekonomia rumune pritet të rritet me 10 për qind në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) pritet të ngadalësohet në 2009, tha Kryeministri rumun Calin Tariceanu.

Duke komentuar infrastrukturën e vendit, kryeministri tha se ‘Rumania, një vend me rritje ekonomike 9 për qind, ka të ngjarë të ndërtoje 200 kilometra autostradë në vit’.

Në gjashtëmujorin e parë, rritja e PBB-së së Rumanisë ishte 8.8 për qind kundrejt 5.8 për qind në të njëjtën periudhë të një viti me parë. Sipas vlerësimeve të qeverise, rritja e PBB-së së Rumanisë do të jetë midis 8.5 për qind deri në 9.1 për qind në fund të 2008-ës.