LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike në Eurozonë do të ketë rënie

Rritja ekonomike në Eurozonë do të ketë rënie

Ndikimi i ngadalësimit ekonomik në zonën e euros do të jetë minimal për shkak të rritjes së fortë ekonomike. Kështu është deklaruar në raportin e Erste Group.

Rritja ekonomike në Eurozonë mund të bjerë me 1% këtë vit, duke çuar në një rënie prej 0.5% në rritjen ekonomike të Evropës Qendrore dhe Lindore. Gjithsesi, vendet e Evropës Qendrore e Lindore kanë ndryshime të dukshme, sipas analistëve të Erste.

”Nëse marrim parasysh që Eurozona do të zhvillohet njëtrajtësisht, mund të arrijmë në përfundimin se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) e Polonisë do të ulet në 4%-4.5%, dhe e Rumanisë në 5%-6%. Ekonomitë e hapura, si ato të Hungarisë dhe Republikës Çeke me siguri do të përballen me një situatë më serioze”.

Shqetësimet rreth ekonomisë evropiane për një recension janë thelluar teksa Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat, ka publikuar kohët e fundit se PBB-ja e Eurozonës ra me 0.2% në tremujorin e tretë të 2008-ës, në krahasim me tremujorin e mëparshëm, si rrjedhojë e një ngadalësimi në ekonominë botërore dhe një rritje të çmimeve të naftës dhe të ushqimeve.


Komisioni Evropian i ka rishikuar në ulje kohët e fundit vlerësimet për rritjen ekonomike në 2008-ën në Eurozonë, në 1.3% nga 1.7% më parë, duke paralajmëruar se Eurozona ka shumë pak gjasa që të shmangë një recension.