LAJMI I FUNDIT:

Rritja ekonomike e Turqisë mund të jetë mbi 4% në 2016-n

Rritja ekonomike e Turqisë mund të jetë mbi 4% në 2016-n

Ministri turk i Financave, Mehmet Simsek, deklaroi se rritja ekonomike e Turqisë në vitin 2016 ka shumë gjasa të jetë mbi 4 për qind.

Kreu i financave turke iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi të priturat pas zgjedhjeve legjislative të 1 nëntorit, gjatë një daljeje publike pas Konferencës III Tradicionale Ndërkombëtare të Azimutit për Financat, mbajtur në Stamboll.

Mehmet Simsek përcolli mesazhe të rëndësishme për tregjet e jashtme dhe ato vendore, duke theksuar se shpresojnë që të realizojnë të gjitha premtimet elektorale brenda afateve të parashikuara dhe se paqartësitë janë reduktuar ndjeshëm pas zgjedhjeve.


Ndër të tjera, ministri turk i Financave bëri publik edhe parashikimin për rritjen ekonomike të vendit gjatë vitit 2016.

“Turqia ka stabilitet politik. Do të formohet një qeveri e fuqishme dhe kjo qeveri do të bëjë reforma. Bazat e Turqisë janë të shëndosha. Rritja ekonomike do të jetë e shpejtë edhe gjatë viteve në vijim. Në vitin 2016, rritja ekonomike e Turqisë ka shumë gjasa të jetë mbi 4 për qind”, tha ai.

Pavarësisht vështirësive dhe problemeve të shumta në rajonin përreth saj, vijoi ministri Simsek, Turqia ka shpalosur një performancë ekonomike të rëndësishme dhe mund të bëhet shumë shpejt një bazë me peshë për vende si Kina dhe Japonia, të cilat kërkojnë me ngulm të zgjerojnë tregjet e tyre anembanë botës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori