Është rritur edhe më tej trendi i importit të mallrave dhe produkteve prej Serbisë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Vetëm në 5-mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga ky shtet fqinjë në vlerë mbi 130 milionë euro ose rreth 25 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga komuniteti i biznesit dhe ekspert të ekonomisë, thonë se ky trend i rritjes së importit të mallrave nga Serbia po ndodhë për disa arsye, një ndër to për shkak se Qeveria e Kosovës nuk po i mbështet prodhuesit vendor sikur Serbia kompanitë e saj.
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ka thënë se mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e prodhuesve vendor, e cila do të ndikonte në uljen e importit nga shteti serb.
“Ky është si rezultat edhe i përkrahjes që shteti serb i bën bizneseve atje, dhe se çmimet e tyre janë konkurruese në krahasim me çmime të tjera. Ndërsa, që shteti ynë nuk është duke i mbështetur mjaftueshëm bizneset tona në produktet e caktuara që importohen atje, në mënyrë që të bëhet një konkurrencë shumë më e fuqishme dhe të kemi rritje të prodhimit tonë vendor. Pra, edhe për këtë mungon vullneti i Qeverisë së Kosovës për politika më të mirë, më përkrahëse, më subvencionuese për prodhuesit, për bizneset tona. Po ashtu, për rritjen e punësimit dhe për rritjen e mirëqenies së qytetarëve”, theksoi Krasniqi për KosovaPress.
Eksperti i ekonomisë Muhamet Spahiu thotë se vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 132 milionë euro.
Ky import në këtë pesë mujor, sipas Spahiut, është më i larti në katër vitet e fundit.
“Mendoj se ky pesë mujor do të jetë më i lartë së paku në këto katër vjet të fundit, ndoshta do të jetë më i lartë se 2018-ta kur ka qenë kulmi, para aplikimit të masës 100 për qind të taksës ndaj Serbisë”, thekson Spahiu.
Spahiu thotë se rritja e importit nga Serbia ka qenë e pritshme për shkak të heqjes së barrierave dhe taksave nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe.
“Ka qenë e pritshme, jo e pritshme në aspektin negativ, për shkak se janë hequr shumë barriera të cilat kanë qenë të krijuara prej qeverive të kaluara, përderisa në këtë mandat është parë të ketë një tendencë të largimit të të gjitha barrierave të mundshme, sikur të disa prej produkteve të veçanta, gjithashtu edhe për të gjithë tregtinë prej Serbisë. Edhe normalisht që është pritur që kanë me u rritë dhe kanë me ndodhur trendët edhe më të larta se që ka ekzistuar tregtia me Serbinë”, thotë ai.
Spahiu ka shtuar se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka shkelur parimet dhe premtimet sa i përket mallrave dhe produkteve serbe.
“Ky lloj marketingu politikë që në Kosovë është bërë praktikë dhe që s’ka asnjë kriter, nuk ka aspak moral, mendoj që e ka mbërri kulmin, madje në aspektin e këtyre premtimeve që i kemi pasur “Reciprociteti, ndalimi i importit të mallrave nga Serbia, bisedimet”, që normalisht disa edhe atëherë kanë qenë paradokse, tash janë bërë paradoks shumë të veçantë, që ndoshta vetëm një herë munden me ndodhur kur ka qenë shumë ekstrem kundërshtimi para se me marrë Vetëvendosje pushtetin, kurse është komplet në ekstrem sjellja ndaj këtyre premtimeve që i ka premtuar kjo qeveri”, përfundon Spahiu.
Në anën tjetër nga Dogana e Kosovës nuk janë përgjigjur në pyetjet e KosovaPressit, lidhur me të dhënat për importin nga Serbia.
Ndërkaq, importi produkteve nga Serbia ndër vite: 2021 vlera e mallrave të importuara nga ky shtet ishte 305 milionë euro, më 2020 ishte 173.4 milionë euro dhe më 2019 ka qenë 4.4 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës