Rritet numri i personave të prekur me Covid-19 në RMV, institucionet shëndetësore apelojnë për kujdes

Nga 12 deri 18 më gusht në vend janë regjistruar 271 raste të reja të pacientëve me Kovid-19, që paraqet një rritje prej 60,4 për qind krahasuar me javën e kaluar. Janë testuar gjithsej 608 materiale në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 33,3 për qind.
“Në javën aktuale të sëmurë janë regjistruar në komunat e 17 qyteteve. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruar janë nga Shkupi – 152, Kavadari – 25, Tetova – 23, dhe nga Ohri – 22, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Kavadar”, shkruhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik të publikuar pasditen e sotme.
Janë regjistruar persona të infektuar nga të gjithë grupmoshat, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës mbi 60 vjeç.
“Gjatë javës së kaluar, është raportuar për një person të vdekur me Kovid-19. Bëhet fjalë për një person të moshës mbi 60 vjeç, me sëmundje shoqëruese, i pavaksinuar me vaksinën kundër Kovid-19”, sqarojnë nga ISHP-ja.
Deri më 18 gusht, janë raportuar gjithsej 351,364 raste me Kovid-19, nga të cilat 23.245 riinfeksione.
“Janë regjistruar 167.343 meshkuj dhe 184.021 femra persona të infektuar. Numri më i madh i të infektuarve janë të moshës mbi 60 vjeç – 90.796, ndërsa morbiditet më i lartë (26.333.6/100.000) është regjistruar nga grupmoshat 30-39 vjeç”, shkruan në raport.
Komisioni për sëmundje infektive doli me rekomandime për respektimin e masave themelore për parandalimin e Kovid-19, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në konferencën për mediat deklaroi se ka rritje të numrit të pacientëve dhe apeloi që të respektohen rekomandime nga autoritetet shëndetësore.
“Ka rritje të numrit të regjistruar me koronavirus në vend, kishte takim edhe Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe kemi konkluzion prej tyre se si duhet të trajtohen – duhet t’i përmbahemi rregullave – ambiente të hapura, jo më njerëz në të njëjtin vend, të ruhet higjiena. Megjithatë, pacientët që trajtohen në klinika për një sëmundje të caktuar dhe ndërkohë infektohen me kovid, rekomandimet janë që të vazhdojnë trajtimin në të njëjtën klinikë, infektologu konsullor të japë rekomandim për terapi shtesë nëse është e nevojshme. Shumica e pacientëve me sa duket e kalojnë atë në mënyrë asimptomatike ose me një formë shumë të lehtë simptomash”, tha Taravari në konferencën për mediat në të cilën u promovuan nëntë barna të reja gjenerike të cilat vendosen në Listën pozitive.
Rasti i parë i Kovid – 19 në vend ishte regjistruar më 26 shkurt të vitit 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës