LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i papunësisë në Bullgari

Rritet numri i papunësisë në Bullgari

Bullgaria po përballet me rrezikun e rënies së kërkesës së brendshme dhe rënien e ritmeve të rritjes ekonomike, që mund të çojë në një rritje të papunësisë, tha ministri bullgar i financave, Plamen Oresharski.

Qeveria ka vendosur të adresoje 1% të të gjithë pagesave sociale ne ‘Fondin e Papunesisë’ si rrjedhoje e situatës aktuale financiare, shtoi ministri.

Oresharski gjithashtu parashikon investime të ulëta direkte të huaja në Bullgari në 2009-ën.

Norma e papunësisë së Bullgarisë u ngadalësua në 6.4% në 9 muajt e parë të vitit, tha ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale.


Në shtator, norma e papunësisë së Bullgarisë u ngadalësua në 5.8% kundrejt 6.8% në bazë vjetore. Në gusht, kjo norme ishte 5.8%.

Ministri i Punës dhe i çështjeve sociale, Emilia Maslarova, tha se parashikon që norma mesatare e papunësisë për 2009-ën të jetë rreth 5.6%.

Qeveria bullgare synon të ulë normën mesatare të papunësisë nën 7% në 2008-ën, kundrejt 7.7% në 2007-ën.