LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i bankrotimit të kompanive kineze

Rritet numri i bankrotimit të kompanive kineze

Për shkak të krizës globale ekonomike, në Kinë tashmë bankrotuan 70.000 kompani, ndërsa ritmi i bankrotimit është rritur për dy herë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme të byrosë hulumtuse të Bankës së Kinës, Liu Pin, periudha më e rëndë do të jetë në dy kuartelet e fundit të vitit të ardhshëm, kur rritja ekonomike e Kinës do të ngecë, pas çka gjendja dalngadal do të normalizohet.

Drejtori i lartë financiar i bankës më të madhe britanike HSBC Stiven San konsideron se rritja ekonomike e Kinës gjatë dy tremuajorëshve të parë të vitit të ardhshëm do të bie për shtatë për qind.

Ai shtoi se rritja mesatare vitin e ardhshëm do të jetë më e ulët për tetë për qind dhe se rritja e Bruto Prodhimit të Brendshëm kinez në vitin 2010 do të jetë nën nëntë për qind, që paraqet rënie të konsiderueshme të ritmit të zhvillimit ekonomik në këtë vend, transmeton Radio Evropa e Lirë.