LAJMI I FUNDIT:

Rritet inflacioni në Mal të Zi

Rritet inflacioni në Mal të Zi

Inflacioni vjetor në Malin e Zi gjatë muajit shtator ka arritur në 8.8 për qind. Krahasuar me muajin gusht rritja llogaritet të jetë me 0.9 për qind.

Të dhënat janë publikuar nga zyra statistikore Monstat.

Ndërkohë paga mesatare neto në Mal të Zi në shtator ishte 429 euro, ndërsa paga bruto ishte 630 euro.