Ndalimi i një kamioni me 211 migrantë të hënën në mbrëmje në qytetin e Gjevgjelisë së Maqedonisë së Veriut pranë kufirit me Greqinë, si dhe një aksident trafiku të martën në qytetin e Strumicës, ku në një maune gjendeshin afër 50 migrantë, ka alarmuar institucionet për rikthimin e valës së migrantëve nga shtetet aziatike, të cilët shfrytëzojnë territorin e Maqedonisë së Veriut drejt destinacionit të tyre të fundit, vendet e Bashkimit Evropian.
Migrantët janë nga Bangladeshi, Pakistani, Siria, Afganistani, por edhe nga vende tjera aziatike.
Për shkak të rritjes së numrit të migrantëve ilegalë, qeveria ka vazhduar gjendjen e krizës në pjesën jugore të vendit, e cila do të zgjasë 30 ditë, ndërsa pritet të vazhdohet edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re. Shtabi qendror për menaxhim me krizën, ka nisur monitorimin e gjendjes derisa të përgatis edhe një plan veprimi për parandalimin e kalimeve ilegale, por edhe procedimin e atyre që kapen brenda territorit.
“Lufta kundër migrantëve të paligjshëm është një nga sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe veçanërisht tani për shkak të rrezikut të rritjes së infektimeve nga Covid-19. Ne po punojnë për përballje me çdo të papritur, por kjo është një luftë që nuk mund të bëhet vetëm nga ne. Është një problem global”, ka deklaruar zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska.
Pas lehtësimit të masave të pandemisë dhe rihapjes së kufijve, policia në qershor ka zbuluar më shumë se 1 mijë migrantë që përpiqeshin të hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme.
Ndërkohë, të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme flasin se gjatë muajve mars, prill dhe maj janë ndaluar 3,047 migrantë, shifër kjo dy herë më e ulët se ajo e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, thotë se një problem shtesë tani për përballje me rritjen e fluksit të migrantëve janë kapacitet e sigurisë për të mbrojtur kufijtë sepse të gjitha shtetet përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut po merren gjithashtu me krizën e rëndë që ka shkaktuar koronavirusi.
“Fluksi i kalimeve ilegale ka nisur të rritet edhe për faktin se një pjesë e madhe e forcave të sigurisë janë angazhuar në aktivitete për përballje me pandeminë. Disa mijëra qytetarë janë në izolim, vetizolim dhe karantinë. Ata duhet të kontrollohen, për këtë ka nevojë për kapacitete policore. Në përgjithësi, aftësia për të kontrolluar kufijtë kudo, jo vetëm në vendin tonë, është ulur, ky është problem serioz. Migrantët e dinë atë prandaj edhe e shfrytëzojnë situatën,” thotë ish-ministri i Brendshëm Trajanov.
Ai tha se BE-ja duhet të mbrojë kufijtë e saj, të forcohen pikat e kontrollit të hyrjes në bllok, gjë që do të zvogëlonte mundësinë e kalimeve ilegale, pasi nëse nuk pengohen do të paraqesin problem për të gjitha shtetet që janë e asaj që njihet si “Rruga Ballkanike”.
“Do të jetë e vështirë për ne që të përballojmë situatën nëse numri i migrantëve rritet, sepse ata do të lëvizin në një mënyrë ose tjetër. Kontrabanda e migrantëve është zhvilluar, të gjitha fenomenet shoqëruese ndodhin në pikërisht në këtë rrugë,” tha Trajanov.
Korridori ballkanik, përmes së cilës kaluan afro një milion migrantë, është mbyllur në mars të vitit 2016. Por, pavarësisht kësaj, migrantët kanë vazhduar të përdorin këtë rrugë përmes kalimeve ilegale dhe rrugëve anësore. Derisa në vitin 2016 ishin ndaluar afër 130 mijë migrantë, në vitin 2019 ky numër ka rënë në rreth 25 mijë, kryesisht nga vendet aziatike.
Në zonat kufitare me Greqinë ishin regjistruar edhe përleshje me forcat e sigurisë ndërsa banorët e komunave përreth me forcë kishin penguar ngritjen e kampeve për strehimin e migrantëve./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker