LAJMI I FUNDIT:

Rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës

Çmimet e naftës u rritën për të tretën ditë me radhë duke arritur në 98 dollarë për barel.

Investitorët janë duke ndjekur kursin e dollarit, i cili është në rritje kundrejt euros dhe jenit japonez dhe reagimet e institucioneve amerikane në lidhje me krizën financiare që ka përfshirë tregjet globale dhe bursat.

Çmimi i naftës Brent të Detit të Veriut u rrit me vetëm 10 centë nga një ditë më parë, duke u shitur me 95, 29 dollarë për barel.

Çmimet e naftës u ulën javën e kaluar në më pak se 90 dollarë për barel, çka ishte çmimi më i ulët në 7 muaj e fundit.