LAJMI I FUNDIT:

Rriten pagat në Shqipëri

Rriten pagat në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka marrë një vendim që rrit pagat e punonjësve të sektorit buxhetor.

Të mërkurën, kryeministri i vendit Sali Berisha bëri të ditura shifrat e rritjes së pagave.

Kështu, sipas njoftimit të kryeministrit të vendit Sali Berisha, të bërë të mërkurën, pagat e zyrtarëve të lartë do të rriten për 4 për qind, kurse ato të punonjësve të ministrive dhe institucioneve në vartësi të Këshillit të Ministrave rriten 7 për qind.

Në bazë të vendimit rritje të dukshme kanë edhe pagat e sektorit të arsimit parauniversitar të cilat rriten me 14 për qind, ndërsa sektori i shëndetësisë ka pësuar rritje në masën 15 për qind.


Kjo rritje pagash vjen pas rritjes së dukshme të çmimeve në treg që në disa raste arrijnë deri në 50 për qind.

Në fakt, opozita dhe sindikatat kanë kërkuar vazhdimisht rritje reale të pagave në progresion me rritjen e çmimeve dhe jo rritje simbolike.

Ditë më parë një rritje të tillë kanë pësuar dhe penisonet e fshatit dhe qytetit. (BBC)