LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani i aviokompanisë së Azerbajxhanit në Kazakistan, brenda tij gjendeshin 72 pasagjerë – besohet se vetëm gjashtë kanë mbijetuar

Rrëzohet aeroplani i aviokompanisë së Azerbajxhanit në Kazakistan, brenda tij gjendeshin 72 pasagjerë – besohet se vetëm gjashtë kanë mbijetuar

Dhjetëra persona dyshohet se humbën jetën pasi një aeroplan pasagjerësh që transportonte 72 persona, është rrëzuar në Kazakistan, ka njoftuar agjencia e atjeshme e Emergjencave.

Siç raporton Sky News, gjashtë persona raportohet t’i kenë shpëtuar përplasjes kanë njoftuar autoritetet, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i aviokompanisë Azerbaijan Airlines ishte duke fluturuar nga Baku në drejtim të qytetit Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të kushteve klimatike dhe mjegullës është përplasur.


Përplasja ka ndodhur në afërsi të aeroportit Aktau në perëndim të Azerbajxhanit.

Ekipet emergjente janë duke punuar për të lokalizuar zjarrin në vendin ku është rrëzuar aeroplani.

Deri më tani nuk janë deklaruar nga aviokompania e Azerbajxhanit lidhur me këtë incident.

Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur fluturakja fillon të bie dhe në një moment përplaset në tokë – duke u përfshi i tëri nga zjarri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori