Jemi duke u futur në atë periudhën e vitit ku parimisht shndërrohemi në “krijesa të natës”.
Dhe kjo nuk ka të bëjë me atë se ka filluar sezoni i ahengjeve, por për shkak se dielli refuzon të shfaqet, transmeton Telegrafi.
Na bie të zgjohemi për punë kur është ende errët, punojmë në errësirë sepse duhet të qëndrojmë tërë ditën brenda për t’u fshehur nga i ftohti, dhe kur dalim nga zyra, me shumë gjasë është ende errët.
Një studim i ri ka zbuluar se pothuajse gjysma e punëtorëve të zyrave në Londër i marrin vetëm 30 minuta rreze dielli në ditë gjatë dimrit.
Efektet e dëmshme të ekspozimit të tepërt në rreze të diellit veçse dihen. Të gjithë e dimë se duhet ta lyejmë fytyrën me krema për t’u mbrojtur nga kanceri, plakja e parakohshme dhe rrezatimet e lira.
Megjithatë, sasitë e vogla të rrezeve të diellit janë diçka për të cilën dimë pak. E posaçërisht kur bie fjala për vitaminën D.
Ekspertët tregojnë se mungesa e ekspozimit në diell mund të shkaktojë një sërë problemesh, duke përfshirë eshtra të dobët, deformime në këmbë, disa lloje të kancerit, depresion, probleme me lëkurë, shtim të peshës dhe probleme kognitive.
Thënë më thjesht, mungesa e vitaminës D jo vetëm se ndikon fizikisht, por edhe mendërisht.
Pa u ekspozuar mjaftueshëm në diell, nivelet e serotoninës mund të bien dhe nivelet e ulëta të serotoninës ndërlidhen me rrezik të lartë të depresionit.
Doktorët thonë se D3 është forma më e rëndësishme dhe më efikase e vitaminës, ndërkaq mënyra më e mirë për ta marrë atë është përmes peshqve si salmoni, vaji i peshkut, vezët, gjalpi, etj.
Por, këtë vitaminë e bën trupi vetvetiu kur lëkura ekspozohet direkt në rreze të diellit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre