Poezi nga: Jack Kerouac
Përktheu: Fadil Bajraj
Ndërtesat e hekurudhës, të dëmtuara
nga bloza gjatë dhjetë viteve
shtyjnë të pasmet e tyre të shëmtuara
në dritaren tuaj të trenit, janë
shenjë e shkatërrimit të njeriut.
Një herë mora trenin
në vend të autobusit. Autobusi
të çon në autostradë
që ka anash pika karburanti
dhe karroca për vakte. Treni
kalon nëpër
pyll. Doja të
studioja pyllin në tetor
dhe u nisa me tren.
Ishte e habitshme të lexoja
atë që lexoja për tetorin
ditën tjetër. Mendoja
se i kisha kuptuar të gjitha –
kujtoja se shtëpitë e vogla
të vetmuara, të humbura në mes
të barit të madh të kuqërremtë,
qiellit të bakërt ashpërak dhe
pyllit të portokalltë lara-lara, ishin
plot njerëzillëk të pashoq që
më mungonte. Në vend të kësaj,
shkrimtari më informoi se
ishte klorofili ai që
ngjyroste gjethet. Kujtoja
se krejt rëndësinë e tetorit
e kisha të ngjitur nën kapelën time.
Kujtoja se tetori ishte
qenie e prekshme, me zë. Shkrimtari
këmbëngulte se ishte
rritja e qelizave të tapës
rreth kërcellit të
gjethes. Shkrimtari po ashtu
thoshte se po të konsiderohej
tetori i trishtë duhej të ishe
një tennysonian melankolik.
Tetori nuk është i trishtë, ai
thoshte. Tetori është gjethet
e rëna. Tetori bie
ndërmjet shtatorit dhe nëntorit. Isha
i habitur nga këto fakte,
veçanërisht në lidhje me
melankolinë tennysoniane. Unë
gjithmonë kam kujtuar se tetori ishte
një lloj rrezatimi i vjetër dashurie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Prizreni ruan monedhat ilire

Një njeri, një Akademi: Sami Frashëri sipas vajzës së tij

ÇKA ËSHTË POEZIA

Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës