“Tirana e vjetër”, që nga antikiteti deri në vitin 1945, vjen e ilustruar në një libër nga historiani, studiuesi dhe koleksionisti Gazmend Bakiu.
Është kjo një punë kërkimore, për më shumë se 20 vjet – nga gjetja e fotografive, identifikimi i personazheve që retushoheshin shpeshherë (sepse nuk i shkonin përshtat regjimit komunist), apo edhe fotografimi i atyre pak monumenteve historike, gjurmët e të cilave nuk janë zhdukur plotësisht, siç janë Kalaja e Petrelës apo ajo e Prezës, është pak nga puna që ka bërë Bakiu.
“Kongresi i Lushnjës është një nga ngjarjet më të rëndësishme ose më e rëndësishmja e 100 viteve të fundit. Në atë kohë, gjendja e Shqipërisë ishte alarmante. Ishte ndarë në zona pushtimi. Në Konferencën e Paqes në Paris po flitej për një rindarje tjetër të vendit. Në këto kushte, Kongresi i Lushnjës merr vendime shumë të rëndësishme në mbrojtjen territoriale të vendit, por nuk e bëri Tiranën kryeqytet. Këshilli i Naltë dhe qeveria u nis drejt Durrësit. Marshimi filloi në 6 shkurt 1920 dhe shkoi drejt Durrësit, kaloi në Kavajë dhe atje u pengua nga forcat e pushtimit italian. U detyrua që të kthehet drejt Shijakut dhe në Qafë të Kasharit i priti kryetari i bashkisë së Tiranës, Ismail Ndroqi. Kështu, në 11 shkurt të vitit 1920, Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm”, rrëfen Gazmend Bakiu.
Në këtë rrugëtim rol të rëndësishëm ka pasur edhe ministri i Brendshëm i kohës, Ahmet Zogu, i cili siç tregon Bakiu, ka treguar vendosmëri para trupave italiane.
“Çështja e kryeqytetit nuk ishte mbyllur. Në zgjedhjet e dyta parlamentare, dhjetor 1923, tema kryesore e fushatës elektorale ishte se cili do të ishte kryeqytet i Tiranës. Në garë ishin Tirana, Vlora, Elbasani, Shkodra edhe Durrësi. Ahmet Zogu me Partinë e tij Popullore, ku ishte kryetar, donte që kryeqytet të ishte Tirana. Tirana kishte dhënë provat. Ishte në një pozicion ideal gjeografik dhe ishte një trevë me patriotizëm të shquar të tiranasve. Zgjedhjet i fitoi Ahmet Zogu dhe Partia Popullore dhe Parlamenti kishte 102 anëtarë. Por, në qershor të vitit 1924 ndodhi rebelimi i ushtrisë, ku opozita parlamentare mori pushtetin me dhunë. Kryeministër u bë Fan Noli, që qeverisi në kushtet e mungesës së Parlamentit”, thotë historiani, duke evidentuar se shtetet e Perëndimit nuk e njohën Nolin, sepse kishte ardhur në pushtet pa votim popullor.
“Prandaj, në 24 dhjetor të vitit 1924 kemi rikthimin e Zogut me përkrahësit e tij – 62 vende në Parlament. Këtë ata e quajtën triumfi i Legalitetit, duke thënë se ishin shumica. Në janar të vitit 1925, 62 anëtarët e Kuvendit Kushtetues u mblodhën dhe në pesëvjetorin e zhvillimit të Kongresit të Lushnjës, në 21 janar 1925, Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë. Në 31 janar, Kuvendi Kushtetues shpalli kryeqytet të përhershëm Tiranën edhe Ahmet Zogun president. Tirana sanksionohej kryeqytet në nenin 6 të Kushtetutës. Deri më sot Kushtetuta është ndryshuar disa herë, por ky nen asnjëherë”, tregon studiuesi.
Dëshira edhe pasioni i Gazmend Bakiut për të zbuluar më shumë për të shkuarën e Tiranës, nuk është rastësore. Babai i tij ka qenë kryetar i kryeqytetit në vitet 1945-46.
“Nuk është vetëm se babai ka qenë kryetar bashkie, por edhe im gjysh, Hasan Bakiu, ka pas hapur librarinë e parë në vitin 1908 në Tiranë, që u dogj në vitin 1910 nga armata e Shefqet Turgut Pashës. Më 1914 u dogj sërish nga Haxhi Qamili për t’u rindërtuar në vitin 1916. ‘Libratoria’ do të ishte jo vetëm e para, por edhe e vetmja librari deri në vitin1926. Përpos kësaj, në vitet 1997-98 nisa të merresha me këtë studim, sepse doja që të kuptoja më shumë, sesi kishte ardhur deri në këto ditë Tirana”, rrëfen Bakiu, i cili zhvillimin e kryeqytetit në ato vite nuk e shihte në mënyrë shumë pozitive.
“Nuk më pëlqenin fort zhvillimet që kishte marrë Tirana, se shumë nga objektet historike ishin zhdukur: Pazari i Vjetër ishte 300-vjeçar, Kisha e Ungjillëzimit ishte e vitit 1874, Kisha Katolike e vitit 1856, Xhamia e Vjetër ishte e vitit 1614. Këto objekte nuk ekzistonin më! Unë i kisha parë vetëm në fotografi, prandaj nisa një punë të gjatë kërkimore”.
I pyetur se çfarë ka mbetur nga “Tirana e Vjetër” edhe çfarë mund të ruhet, historiani thotë: “Pak gjëra! Tirana e Vjetër është ajo e para vitit 1945. Kemi një zonë që janë disa vila tek Kalaja e Tiranës që mund të rivitalizohen, kemi Akademinë e Shkencave dhe Teatrin e Kukullave që u ngrit nga shteti shqiptar në vitin 1926. Teatri i Kukullave është ndërtesa e parë administrative, pasi Tirana u bë kryeqytet i përhershëm dhe nisi transformimi i saj. Por, ajo që vëmë re sot është përqendrimi i lartë i popullsisë. Asokohe kryeqyteti kishte më shumë gjelbërim, sepse shteti ishte pronar i çdo gjëje dhe e vinte dorën lehtë ku të donte për të ndërtuar një lulishte dhe një shkollë”. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Tregimi më i madh në histori!?
Simone de Beauvoir dhe Jean-Paul Sartre: Dashuria ka vetëm një emër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës