“Është një sëmundje mizore. Përveç personelit mjekësor që e kishte vizituar, John ka qenë vetëm për shtatë ditë. Unë kam qëndruar në shtëpi. Edhe tani jam vetëm në shtëpi dhe askush nuk po mund të më përqafoj”, fillon rrëfimin Hanah nga Britania e Madhe, e cila është prekur me COVID-19, për të cilën bashkëshorti i saj John ishte kujdesur derisa ajo ndihej shumë e dobët, raporton BBC.
Për fat të keq edhe John u infektuar me coronavirus, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua aq shumë, sa që u detyrua të shkojë në spital ku edhe ndërroi jetë, transmeton Telegrafi.
Hanah ka biseduar me reporterin e BBC-së, Dan Johnson, të cilit i ka shpjeguar se si ndodhi gjithçka, deri të vdekja e partnerit të saj.
“Prej fillimit janë frikësuar për të, pasi vuante nga astma. Por ka pasur simptoma të lehta dhe për këtë mund ta kontrollonte me barna. Kam qenë e infektuar shumë kohë para se të fillonin të më shfaqeshin simptomat dhe ka qenë e ditur se edhe ai do të infektohet. Kur Johnit iu shfaqen simptomat e para, në ditët e para ka qenë mirë. Por gjendja shëndetësore filloi t’i përkeqësohet ngadalë, por jo sa për të shkuar menjëherë në spital. I frikësohej spitalit. Frikësohej se nëse shkon, kurrë më nuk do të kthehej, kurse unë e ngushëlloja duke i thënë se sigurisht që një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, vazhdon rrëfimin Hanah.
Një natë rreth orës tre të mëngjesit, John filloi të ketë shumë kollitje. Autoambulanca u shfaq para shtëpisë së tij për ta dërguar në spital.
“Derisa mbyllja derën, mendoja se ndoshta kurrë më nuk do të mund ta shoh”, tha me sytë e mbushur me lotë kjo grua nga Britania e Madhe.
Me kalimin e ditëve gjendja e tij shëndetësore vetëm sa u rëndua, kështu mjekët e dërguan në një repart të veçantë ku trajtoheshin të prekurit me COVID-19. E kur një ditë i telefonoi spitalit për të parë se si është bashkëshorti i saj, i thanë se gjendja e tij nuk është e mirë. Ajo kishte insistuar duke i pyetur nëse do ta fusin në respirator, por ata i janë përgjigjur se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë, pasi do të mundohen që ta shërojnë.
“Për mua ka qenë një shok i vërtetë. Nuk e dija se gjendja e tij shëndetësore ishte kaq e keqe. Po atë natë, rreth orës 21:45 më ka telefonuar një infermiere e cila më tha se John ia ka bërë me dije se është lodhur nga kjo. Jemi të krishterë, jam i gatshëm të shkojë i kishte thënë infermieres. Aty më thanë se mund të shkojë në spital për të parë me qëllim të kalojnë disa momente së bashku dhe më pas ia fikën aparatin, ku menjëherë frymëmarrja iu rëndua kurse mjekët i dhanë disa barna për ta ndihmuar… por nuk ishte aty problemi”, tha ndër tjera Hanah.
“Jemi përshëndetur, infermierja ia hoqi maskën dhe i dha disa barna. Ia mbajta dorën dhe ia putha ballin, kurse ai vetëm sa bëhej më i dobët. Frymëmarrja i përkeqësohej nga çasti në çast. Nuk është kjo një mënyrë e mirë për të shkuar. Nuk është një vdekje e ‘mirë’, nëse mund të thuhet ashtu. Megjithatë aty e kuptova se po merr frymë më ndryshe. Ka qenë me më pak zhurmë. Menjëherë shtypa butonin pas të cilit erdh infermierja. E vështroi për pak, kurse ai dha frymën e fundit. I vendosi dorën në gjoks. Më shikoi dhe më tha, kjo është – ka vdekur”, shtoi ajo.
Hanah është tani vetëm në shtëpi, miqtë vazhdimisht e përkrahin, por askush nuk po mund t’i ofroj atë që ajo ka nevojë. Përqafimin.
“Nuk jam e vetmuar. Dua t’ua bëjë me dije. Por, jam vetëm”, ka thënë për fund kjo grua. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ra dakord “të gjejë” më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Çfarë është një krizë kushtetuese dhe a është SHBA në një të tillë tani?

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn