LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo tregon si i lindi ideja për festimin e famshëm ‘Siiii!’

Ronaldo tregon si i lindi ideja për festimin e famshëm ‘Siiii!’
(Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo ka shpjeguar se si e ka nisur festimin e tij të famshëm, ‘Siiii!’, para dhjetë vitesh, ndërsa ka pranuar se është një lloj imitimi dhe se jo e gjithë ideja është origjinale.

Superylli i Juventusit ka treguar se e ka kopjuar piruetën (lëvizje në balet) dhe brohoritjen spanjolle për ‘po’ nga ish-bashkëlojtarët e tij te Real Madridi.

Kur është pyetur se pse e ka bërë këtë version dhe e ka mbajtur, 34-vjeçari ka thënë: “Gjithmonë them se gjërat e mira ndodhin në mënyrë të natyrshme”.


Cristiano Ronaldo duke festuar si lojtar i Real Madridit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Portugezi i ka bërë këto pohime gjatë një interviste të gjatë për shërbimin DAZN, ku ka rrëfyer se gjatë gjithë karrierës së tij ka mësuar që vazhdimisht t’i dërgojë gjërat në tjetër nivel.

“Kam nisur ta them kur isha te Real Madridi. Kur fitonim, të gjithë thoshin: ‘Siiii!’. Fillova ta them edhe unë, nuk e di pse. Më erdhi natyrshëm”.

“Më kujtohen ndeshjet parasezonale në Los Angeles. Luajtëm kundër Chelseat, shënova gol dhe e bëra këtë (mimikën dhe festimin). Njerëzit më pyetën: ‘Pse e bëre?’ Nuk e di. E bëra, u rrotullova, por natyrshëm”, ka treguar Ronaldo. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo (Foto: Chris Ricco/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori