LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo paguan dënimin, shmang burgun pas mashtrimit me taksa

Ronaldo paguan dënimin, shmang burgun pas mashtrimit me taksa

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo thuhet se do të pranojë fajin për katër akuza të mashtrimit me taksa në një gjykatë spanjolle dhe të pranojë një dënim me të holla për të shmangur dënimin dyvjeçar me burg.

Ronaldo tashmë është shpallur fajtor për mashtrimin e shtetit spanjoll prej 14.7 milionë euro në lidhje me të drejtat e imazhit dhe ka shlyer 13.4 milionë euro nga kjo shifër në muajin gusht.

Megjithatë, ligji parashikon që ai duhet të paraqitet përpara gjykatës për të formalizuar akuzat, por ai ka vendosur të paguajë 375 mijë euro për të shmangur këtë paraqitje.


Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Ligës së Kampionëve, mbizotërojnë yjet e Barcelonës dhe Real Madridit
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Ligës së Kampionëve, mbizotërojnë yjet e Barcelonës dhe Real Madridit

Sipas njoftimeve në Spanjë, Ronaldo ka kryer katër vjet mashtrim tatimor midis viteve 2011 dhe 2014, i përbërë nga katër krime individuale, të cilat arritën në shifrën e 14,768,897 eurove.

Vendosja e një afati dyvjeçar do të thotë se ai nuk do të kryej shërbimin e burgut për shkak të shkeljes së tij të parë, ndërkohë që asnjë dënim me burgim nuk mund të zbatohet për më pak se dy vjet e një ditë.

Megjithatë, thesari spanjoll do të donte që dënimi dyvjeçar të qëndronte kështu që portugezi të jetë i detyruar të vuajë dënimin nëse kryen një shkelje të dytë.

Ronaldo pyetet për dallimin e tij me CR7 dhe nofkën 'i vërteti', braziliani thotë se janë shumë të ndryshëm
Lexo po ashtu Ronaldo pyetet për dallimin e tij me CR7 dhe nofkën 'i vërteti', braziliani thotë se janë shumë të ndryshëm

Pretendohet se problemet e Ronaldos me taksat në Spanjë u shtuan pas transferimit prej 112 milionë eurove te Juventusi nga Real Madridi gjatë verës.

Ndryshe, Ronaldo po kalon formë të mirë te Juventusi pasi ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 8 asistime në 20 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori