LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo eviton humbjen e parë të Juves

Ronaldo eviton humbjen e parë të Juves
Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver

Cristiano Ronaldo ka evituar humbjen e parë të Juventusit këtë sezon, pasi Bianconerët sgiuruan së paku një barazim me rezultat 2-2 në stadiumin Atletico Azzuri d’Italia ndaj Atalantas.

Sfida filloi në një atmosferë të shkëlqyer në Bergamo, aty mijëra tifozë u mblodhën për të përcjellur një prej dueleve kryesore të kësaj mesjave në Serie A.

Cristiano Roanldo e filloi sfidën nga stoli dhe boshllëku i prezencës së tij ishte i ndjeshëm.


Me të filluar takimi, Berat Xhimshiti ishte fytyrë tragjike pasi shënoi një autogol për t’i dhënë epërsinë Juventusit pas vetëm dy minutash lojë.

Atmosfera në stadium, Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images

Në vazhdim Atalanta bëri shumë përpjekje dhe sulmoi portën kundërshtare, e pas disa rasteve e gjeti golin.

Duvan Zapata me anë të një goditje të shkëlqyer nga 25 metra arriti që të shokojë portën Bianconere për të barazuar rezultatin në 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë mysafirët nga Torino mbetën me një lojtar më pak në terren kur Bentancur ndërhyri ashpër për kartonin e dytë të verdhë të tij (53′).

https://twitter.com/atalantageese/status/1077947563750285313

Vetëm tri minuta më vonë nga një harkim i Gomez në zonë prej afërsisë Duvan Zapata shënoi golin e tij të dytë në këtë takim dhe gëzimin e tifozëve vendas (56′) për 2-1.

Ronaldo e filloi ndeshjen në stol, por u inkuadrua dhe shënoi, Tullio M. Puglia/Getty Images

Cristiano Ronaldo u inkuadrua në këtë takim në minutën e 65-të dhe bëri dallimin.

Pas një harkimi nga Pjanic prej këndit, Ronaldo u gjend mirë në afërsi për të shënuar me kokë për 2-2 në minutën e 78-të të takimit.

https://twitter.com/JuveGrit/status/1077952402463043585

Deri në fund Juventusi bëri përpjekje dhe gjeti golin, kur Bonucci nga afërsia shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Juventusi kështu arrin të evitojë humbjen e parë të sezonit falë Cristiano Ronaldos, dhe barazon vetëm për herë të dytë në këtë sezon, duke qëndruar në vendin e parë me 50 pikë, nëntë më shumë se Napoli që udhëton te Interi në Meazza sonte mbrëma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori