LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo bojkotoi mediat pasi u shpall “më i miri i ndeshjes”

Ronaldo bojkotoi mediat pasi u shpall “më i miri i ndeshjes”

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, nuk i është përgjigjur asnjë pyetje të mediave në konferencën e zakonshme që mbahet pasi një futbollist merr çmimin e Më të mirit të ndeshjes.

Sulmuesi i Real Madridit realizoi dy gola në barazimin 3 me 3 me Hungarinë. Ky barazim mbajti portugezët në pozitën e tretë të Grupit F dhe kalojnë tutje, ndërsa në fazën e ardhshme do të luajnë me Kroacinë. Pasi fitoi titullin Lojtari i Ndeshjes nuk u përgjigj në asnjë pyetje, pasi u deklarua shkurt për ndeshjen.

“Është nder të fitoj titullin Lojtari i Ndeshjes. Por prioriteti jonë ishte të fitojmë ndeshjen. Dështuam në këtë. Në fund donim që të kualifikoheshim. Mendonim se do të ishin në pozitën e dytë, por Islanda shënoi në fund dhe jemi të tretit. Donim të fitonim, por nuk ia dolëm. Luajtëm mirë – ishte pak ndeshje e çmendur, fillimisht ata shënonin e më pas ne. Jam i lumtur sepse ekipi ishte në situata të vështira pasi tri herë ishim prapa me rezultat dhe u kthyem për të siguruar që të mos kthehemi në shtëpi”, ka deklaruar Ronaldo, që menjëherë u ngrit duke u larguar dhe duke mos lejuar asnjë pyetje të gazetarëve, raporton “goal”, transmeton koha.net.

Ky është veprimi i dytë kontrovers i Ronaldos për gazetarët gjatë ditës së sotme. Ai më herët ia gjuajti një gazetarit mikrofonin në një liqe.


Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori