LAJMI I FUNDIT:

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Nuk janë ditë të lehta për Robin Hranac dhe as për Republikën Çeke. Pas ndeshjes parë në të cilën Portugalia u rikthye në minutën e 92-të, sot humbi sërish dy pikë ndaj Gjeorgjisë, ndaj do të luajë për një vend në 1/16 në përballjen e fundit kundër Turqisë pas një faze të vështirë në grupe.

Në debutimin e tij kundër portugezëve, qendërmbrojtësi i Viktoria Plzen,  preku topin fatkeq të ndeshjes, duke shënuar në portën e tij për të barazuar rezultatin. Kjo shënoi fillimin e rikthimit të portugezëve.

Sot ndaj Gjeorgjisë, mbrojtësi ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Pas një pjese të parë në të cilën çekët kishin kontrollin e ndeshjes, pak para pjesës së parë, një prekje me dorë brenda zonës bëri që të shkaktonte penallti dhe u shënua sërish një gol kundër ekipit të tyre.


Edhe pse më vonë Patrick Schick arriti të shënonte në 1-1, barazimi i lë ata në një situatë shumë të komplikuar.

Një debutim i hidhur

Hranac, i cili deri vitin e kaluar luante me Kombëtaren U-21 , nuk luajti asnjë minutë me Çekinë në fazën kualifikuese, kështu që ky Euro 2024 është gara e tij e parë e madh me kombëtaren.  Edhe pse deri më tani debutimi i tyre nuk ka qenë ai që kanë ëndërruar, çekët ende varen nga vetja për të kaluar fazën e grupeve.

Për sa i përket klubeve, Robin ka pasur një fillim karrierë të fokusuar në dy destinacione: Victoria Plzen dhe Pardubice.

Edhe pse mbrojtësi ka qenë gjithmonë i Viktorias, ai ka qenë i huazuar dy herë te Pardubice, duke i ndarë katër sezonet e tij në ligën çeke mes këtyre dy klubeve.

Në futboll tashmë dimë disa histori rikthimi dhe Hranac do të ketë mundësinë që në ndeshjen e fundit të korrigjojë dy gabimet që kanë shënuar rrugëtimin e tij në Euro 2024 deri tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori