LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket senzacionale në promovimin e veshjeve të reja sportive

Rita Ora duket senzacionale në promovimin e veshjeve të reja sportive

Ajo ka qenë duke realizuar një bashkëpunim të ri për një koleksion veshjesh sportive gjatë kohës së izolimit.

Rita Ora dukej përsëri me stil të hënën, ndërsa publikoi disa fotografi nga xhirimet e setit fotografik më të fundit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 29 vjeçare, dukej mahnitëse në fotografitë e shkrepura në një çati në Los Angeles.


Bukuroshja ka promovuar bashkëpunimin e saj të ri me JD Sports dhe kishte veshur një sërë rrobash nga markat e njohura: “Nike” dhe “Adidas”.

Rita po ashtu kishte vendosur disa aksesorë, një numër gjerdanësh dhe byzylykësh për fotosesion.

Koncertet live në Britani këtë verë do të mbahen - fansat do të kenë mundësinë të ndjekin shfaqjen nga veturat e tyre
Lexo po ashtu Koncertet live në Britani këtë verë do të mbahen - fansat do të kenë mundësinë të ndjekin shfaqjen nga veturat e tyre

Ajo shkroi në përshkrimin e fotografisë: “Këtu është momenti kur bëmë pak argëtim gjatë xhirimeve që bëmë pak para bllokimit në Los Angeles! Ishte kaq nxehtë në çati, jam shumë e lumtur që e ndaj me ju #RitaOra x JD”.

“Faleminderit shumë për ekipin dhe gjithë të përfshirët, atë që të gjithë po bëjnë sot në diell!?”, ka shkruar tutje artistja shqiptare.

Ky postim i saj vjen pak kohë pasi ajo foli për përvojën e saj si refugjate kosovare me prindërit, motrën Elena dhe vëllain Don në Londër.

https://www.instagram.com/p/CBNmI4lD8Ql/

Këngëtarja ndau pak javë më parë disa imazhe të ëmbla të fëmijërisë së saj, një video të xhiruar në park në korrik të vitit 1994, tri vjet pasi familja e saj u largua nga Prishtina për të filluar një jetë të re në kryeqytetin anglez.

Muzikantja pranoi që ajo duhej ta dëshmonte veten që të mund të ishte një fëmijë i pranuar nga të tjerët. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Getty Images/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Kalo në kategori