LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora duket ‘e zjarrtë’ që në mëngjes me një paraqitje atraktive pas mbarimit të stërvitjes në Sydney

Rita Ora duket ‘e zjarrtë’ që në mëngjes me një paraqitje atraktive pas mbarimit të stërvitjes në Sydney

Rita Ora tregoi fizikun e saj tejet në formë të mirë pasi bëri një stërvitje rraskapitëse në një palestër të Sydneyt të mërkurën.

Trajnerja e “The Voice Australia” nxori në pah barkun e saj të tonifikuar, teksa veshi një palë sytjena sportive të zeza dhe një palë pantallona të shkurtra të vogla ngjyrë deti të markës “Nike”.

Teksa largohej nga ‘98 Gym’, ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop dukej atraktive dhe me ngjyrë të mirë trupi, ndërsa shfaqej e ekspozuar në ditën me diell të Sydneyt, shkruan DailyMail.


Këngëtarja e htitit “Hot Right Now” kishte veshur një palë çorape të gjata të bardha dhe atlete të hirta.

Rita Ora duket elegante në ngjyrën rozë, ndërsa vazhdon ta shijojë qëndrimin në Australi
Lexo po ashtu Rita Ora duket elegante në ngjyrën rozë, ndërsa vazhdon ta shijojë qëndrimin në Australi

Rita u sigurua që të dukej më së miri për stërvitjen e saj, pasi kishte aplikuar një makijazh joshës, i karakterizuar me buzëkuq të kuq dhe një ‘eyeliner’ të zi.

Ajo i mbante flokët e saj të gjata ngjyrë kafe poshtë dhe pas shpine në një valë të lirshme.

Muzikantja është parë duke mbajtur regjimin e saj të fitnesit në ‘98 Gym’ disa herë në Sydney gjatë muajit të kaluar.

Ajo aktualisht është në kontinentin e largët për spektaklin “The Voice Australia”, ku për të tretin vit radhazi është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Krahas saj, në panelin e jurisë së “The Voice Australia” sivjet do të jenë edhe: Jason Derulo, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

Rita mbërriti në Sydney në fillim të këtij muaji me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Kjo vjen pasi të mërkurën u njoftua se çifti i lumtur pozuan në kopertinën e revistës “Vogue Australia” të edicionit të qershorit.

Duke e ndarë lajmin me ndjekësit e entuziazmuar në Instagram, revista shkroi: “Rita Ora dhe Taika Waititi janë yjet e kopertinës sonë të qershorit”.

“Ata ranë në dashuri në Sydney, kështu që është e përshtatshme të fotografosh çiftin e sapomartuar për kopertinën e tyre të parë së bashku në sfondin e portit vezullues të qytetit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori