LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i masave antiCOVID, Latifi: Çdo të enjte mblidhet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, asnjë sekondë nuk jemi të interesuar t’i mbyllim bizneset

Rishikimi i masave antiCOVID, Latifi: Çdo të enjte mblidhet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, asnjë sekondë nuk jemi të interesuar t’i mbyllim bizneset
Foto: Arkiv

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha sot se çdo të enjte mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë, ndërsa tha se aty diskutohen edhe masat antiCOVID-19.

Latifi para deputetëve në Komisionin për Shëndetësi tha se asnjë sekondë nuk është i interesuar për mbylljen e bizneseve e palestrave, por sipas tij, marrin masa në përputhje me ato që ekspertët i konsiderojnë të domosdoshme.

“Çdo të enjte mbahet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, natyrisht se do të diskutojmë…”, tha ministri, duke u përgjigjur në pyetjet rreth rishikimit të masave antiCOVID.


Sa i përket çështjes së mbylljes së shkollave, ai tha se ua kanë lënë komunave dhe shkollave të vendosin nëse duhet të shkojnë në mësimonline ose jo.

Mirëpo, sipas tij, nëse përkeqësohet shumë situata me pandeminë absolutisht duhet të mbyllen edhe shkollat.

Ndryshe, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu tha se masat antiCOVID, që janë vendosur së fundi, janë masa të ngutshme dhe të dëmshme dhe e tërë kjo, sipas saj, në mungesë të kapaciteteve dhe vizionit menaxhues të kësaj qeverie.

Ajo po ashtu kritikoi se para ambulantave specialistike po krijohen tollovi të mëdha të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori