LAJMI I FUNDIT:

Rindërtimi kushton 100 miliardë euro

Rindërtimi kushton 100 miliardë euro

Rindërtimi i provincave kineze të dëmtuara nga tërmetet e rënda në muajin maj, do të kushtojë sipas të dhënave zyrtare 100 miliardë euro.

Gazeta shtetërore ‘China Daily’ raporton se në provincat Sichuan, Gansu dhe Shaanxi duhen të ndërtohen komplet ose të rinovohen 6 mijë shkolla. Për më shumë se 3 milionë familje duhet të ndërtohen banesa të reja.

Kryeministri Wen Jiabao parashikon që rindërtimi të përfundojë në vitin 2010. Nga tërmeti 70 mijë vetë humbën jetën, 5 milionë humbën banesat. /d-welle/